leoni

Hoti: Është shumë e nevojshme që të themelohet një plan për rimëkëmbjen ekonomike së vendit për pesë vitet e ardhshme

Hoti: Është e turpshme që në Kryesinë e Kuvendit nuk u diskutua për krizën e Kosovës nga grevat e dikasterve kryesore

Avdullah Hoti shef i grupit të LDK-së, vlerëson se është e turpshme që në Kryesinë e Kuvendit nuk u  diskutua për krizën e Kosovës nga grevat e dikastereve kryesore në vend. “Kam frikë se do të filloj avazi i viti të kaluara ku të gjitha seancat kanë mbetur të hapura janë 64 pika të mbetura dhe kam frikë se do të zhargiten më dëshirë. Në këtë mbledhje Kryetari i Kuvendit as nuk e shqyrtoi çështjen e krizës totale që e ka përfshi vendin nga grevat e dikastereve të rëndësishme,” deklaroi Hoti pas mbledhjes. Thotë se do të kërkojnë llogari në seancën e radhës. “Këta njerëz nuk ju bëhet vonë që po mbesin në shtëpi mbi 360 mijë nxënës në Kosovë. Pastaj Trepça dhe shëndetësia. Në seancën e radhës ne do të kërkojmë llogari atë ditë. Ne do të vendosim si grup parlamentarë,” është shprehur Hoti. LDK-ja, Hoti thotë se po presin deri sa të vijë në Kuvend marrëveshja me Serbinë, për t’i diskutuar mangësitë dhe problemet.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Në takim me përfaqësuesit e QUINT-it, diskutuam rreth procesit të anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Kryeministri Albin Kurti, Besnik Bislimi dhe Kreshnik Ahmeti, janë takuar me ambasadorët dhe përfaqësuesit diplomatikë …