Kryeministri Hoti

Hoti: Ligji për rimëkëmbje ekonomike është përgjegjësi edhe e opozitës.

Kryeministri, Avdullah Hoti ka deklaruar se ligji për rimëkëmbje ekonomike është përgjegjësi edhe e opozitës. Ai ka thënë se me votimin e këtij ligji, kompensohet i gjithë dëmi që i është bërë Kosovës nga Covid-19. Është tepër i nevojshëm sepse i jep një infuzion financiar shtesë përveç 365 milionëve, i jep një infuzion shtesë ekonomisë, qytetarëve edhe për një 350 milionë tjerë. Me këtë ligj ne e kompensojmë plotësisht ekonominë për ndikimin negativ që ka ardhur si rezultat i pandemisë, ka theksuar kryeministri, Avdullah Hoti. Ndërsa lidhur me funksionimin e koalicionet qeveritar, ai ka thënë se e qeveria që drejton është stabile dhe po funksionon mirë.

Kontrolloni gjithashtu

Kabashi-Ramaj i kërkon Kurtit shkarkimin e dy ministrave pas vrasjes së Arlinda Zekajt

Deputetja e PDK-së, Besa Kabashi-Ramaj, i ka kërkuar kryeministrit Albin Kurti shkarkimin e ministrit të …