Lëvizja për Bashkim i numëron "humbjet" dhe fitoret e Kosovës në rast të ridefinimit të kufijve me Serbinë

Murati: E vetmja mënyrë që zgjidh problemet mes Kosovës dhe Serbisë është ri përcaktimi i kufijve

Kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati ka vlerësuar se e vetmja mënyrë që zgjidh problemet mes Kosovës dhe Serbisë është ripërcaktimi i kufijve. Ai ka shtuar më tutje se platforma e Lëvizjes për Bashkim është shumë e qartë. Ne mendojmë se e vetmja zgjidhje e plotë e problemit shqiptaro-serb, në këtë radhë e cila shkon përmes zgjidhjes së problemeve midis Kosovës dhe Serbisë është ripërcaktimi i kufijve. Sipas Lëvizjes për Bashkim ne mendojmë që tri komunat shqiptare në Kosovën lindore, Presheva, Medvegja dhe Bujanoci, atje ku shqiptarët janë shumicë dhe kanë vazhdimësi territoriale duhet të bashkohen me Kosovën. I njëjti parim duhet të vlejë edhe për tri komunat me shumicë serbe të cilat kanë vazhdimësi territoriale me Serbinë kanë të drejtë të bashkohen me asaj. Kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati ka shtuar më tutje se marrëveshja për ripërcaktim të kufijve do të nënkuptonte ndryshim të disa prej parimeve të pakos së Ahtisarit që janë pjesë e Kushtetutës, e të cilat Kosovën do ta bënin të pavarur nga dy të tretat e votave të pakicave për ndryshime kushtetuese.

Kontrolloni gjithashtu

AAK-ja ka festuar 24-vjetorin e themelimit në një takim me strukturat e të gjitha niveleve të organizimit dhe me simpatizantë

AAK-ja ka festuar 24-vjetorin e themelimit në një takim me strukturat e të gjitha niveleve të organizimit dhe me simpatizantë

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka festuar  24-vjetorin e  themelimit, me një takim të organizuar …