Hoti

Hoti: Nuk e di nëse do të takohemi më 28 shtator në Bruksel por për Asociacionin nuk do të diskutohet më

Kryeministri Avdullah Hoti në një konferencë për media ka mohuar zërat se do të flitet për Asociacionin në Bruksel. “Për Asociacionin, kjo temë nuk diskutohet është mbyllur me marrëveshjen e 2013. Nuk hapet kjo temë”, ka thënë Hoti. I pyetur nëse do të mbahet takimi i ardhshëm në Bruskel, ai ka thënë se nuk e di këtë gjë. “Nuk e di a do të mbahet takimi në Bruksel, por vazhdimi i dialogut duhet të ndodhë sepse është në interes të gjithë rajonit që të mbyllet kjo çështje”, tha Hoti. Ky takim është paraparë të mbahet më 28 shtator.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i Kroacisë, Zoran Milanoviq, mbështet anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës

Kryetari i Kroacisë, Zoran Milanoviq, ka shprehur mbështetjen e tij për anëtarësimin e Kosovës në …