Avdullah Hoti pret që bashkësia ndërkombëtare të reagojë pas deklaratave fyese për shqiptarët nga ministrat serb

Hoti: Nuk ka pasur ndryshim në tekstin e marrëveshjes ku flitet për Ujmanin

Kryeministri, Avdullah Hoti ka thënë se nuk ka pasur ndryshim në tekstin e marrëveshjes ku flitet për liqenin e Ujmanit. Ai ka thënë më tutje se ndryshimi ka qenë te marrëveshja me Izraelin dhe ka theksuar se nuk ka asnjë pikë në marrëveshjen e Uashingtonit, që e cenon integritetin territorial të vendit tonë, teksa shtoi se finalja e dialogut, do të jetë njohja reciproke me Serbinë. Duke i replikuar kryetares së Kuvendit, Vjosa Osmani e cila ka akuzuar delegacionin se tjetër gjë premtoi, e tjetër solli, dhe se ka shkelur Kushtetutën, kryeministri Hoti ka thënë se ky është një interpretim i gabueshëm. “Ajo e ka plotësisht e ka gabim, siç e ka pasur gabim shumë herë” ka theksuar kryeministri, Avdullah Hoti.

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …