Liga Arabe reagon ndaj vendosjes së ambasadës së Kosovës dhe të Serbisë në Jerusalem

Liga Arabe reagon ndaj vendosjes së ambasadës së Kosovës dhe të Serbisë në Jerusalem. Duke reaguar ndaj këtyre zhvillimeve, sekretari gjeneral i Ligës Arabe, Ahmed Aboul Gheit ka deklaruar se dy shtetet ballkanike kanë vepruar kundër vendimit të OKB-së, ligjit ndërkombëtar dhe rezolutës së Këshillit të Sigurimit që ndalon vendosjen e ambasadave në Jerusalem, që prej se ky vend konsiderohet i okupuar. Ai ka shtuar më tutje se pozicioni i qartë i Ligës Arabe është se çështja e Jerusalemit duhet të zgjidhet me një status final të negociuar nga palestinezët dhe izraelitët. Nëse injorohen ligjet ndërkombëtare, është veprim ilegal, dhe vështirësohet arritja e një marrëveshjeje mes dy palëve që janë në konflikt për territore që nga 1967-ta, ka deklaruar sekretari gjeneral i Ligës Arabe, Ahmed Aboul Gheit.

Kontrolloni gjithashtu

Dardan Sejdiu: Situata e krijuar pas reciprocitetit të targave, thjeshtë është zbatim i një marrëveshjeje

Dardan Sejdiu: SHBA po i dërgon Kosovës paralajmërimin e fundit për energjinë dhe investimet strategjike

Analisti politik Dardan Sejdiu ka deklaruar se letra e publikuar së fundmi nga diplomatja amerikane …