Hoti: Qeveria e Kosovës do ta mbështesë Telekomin, këtë ndërmarrje me interes strategjik për vendin

Hoti: Partitë politike duhet t’i përgjigjen konsultimeve të thirrura nga kryetari për themelimin e Qeverisë së re

Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Avdullah Hoti, ka thënë se partitë politike duhet t’i përgjigjen konsultimeve të thirrura nga kryetari, i cili sipas tij, është i obliguar t’i përfillë procedurat kushtetuese për themelimin e Qeverisë së re. Ai ka shkruar se partitë duhet të vendosin në mes dy opsioneve: “E para, nëse ka vullnet për të formuar një shumicë të re parlamentare, atëherë Kuvendit i propozohet përbërja e Qeverisë së re nga partitë politike që e përbëjnë këtë shumicë parlamentare. E dyta, nëse nuk ka vullnet për të formuar një shumicë të tillë parlamentare, atëherë partitë dakordohen për datën e zgjedhjeve, e cilat duhet të jetë në një kohë të përshtatshme pas tejkalimit të kësaj situate”, ka renditur ai.

Kontrolloni gjithashtu

Gucati

Dënohet me katër muaj burgim personi që kërcënoi Hysni Gucatin

Gjykata ka dënuar me katër muaj burgim Eqrem Avdullahun, pasi u shpall fajtor për kërcënim …