leoni

Gentiloni: Mosmarrëveshjet e vendeve anëtare për politikat ekonomike gjatë pandemisë rrezikojnë ta ndajnë projektin evropian

Gentiloni: Mosmarrëveshjet e vendeve anëtare për politikat ekonomike rrezikojnë ta ndajnë projektin evropian

Bashkimi Evropian ka theksuar të hënën se mosmarrëveshjet e vendeve anëtare për politikat ekonomike gjatë pandemisë së koronavirusit, rrezikojnë ta ndajnë projektin evropian. Paralajmërimi është bërë nga komisionari për ekonomi i BE-së, Paolo Gentiloni. Të enjten, Gjermania dhe shtetet e tjera veriore të BE-së e kanë refuzuar një propozim të mbështetur nga nëntë vende, përfshirë Italinë, Spanjën dhe Francën, për të ashtuquajturat “bono-detyrime për koronën”. Ato do të lëshoheshin në emër të Eurozonës si tërësi dhe do të ishin borxh i përbashkët i shteteve anëtare. Vendet anëtare evropiane duhet të “fillojnë me objektiva të përbashkëta”, ka thënë Gentiloni. Dy vendet me numrin më të madh të viktimave nga koronavirusi janë Italia dhe Spanja, të dyja anëtare të BE-së. Aktualisht, numrin më të madh të të infektuarve e kanë Shtetet e Bashkuara, me mbi 143 000 raste.

Kontrolloni gjithashtu

Hisen Berisha

Deputeti, Hisen Berisha, kërkon ndërprerjen e mandatit të Kryeministrit Kurti për shqetësimin e ekzistencës së Kosovës

Deputeti i PDK-së, Hisen Berisha, ka bërë thirrje për ndërprerjen e mandatit të kryeministrit Albin …