V. Idrizi: Nxitja për dhunë e vëllavrasje nga Agim Bahtiti në kohë pandemie është e tmerrshme, e dënueshme dhe e pa pranueshme

Valdete Idrizi: Nxitja për vëllavrasje nga Agim Bahtiti në kohë pandemie është e tmerrshme dhe e dënueshme

Deputetja e PDK-së, Valdete Idrizi, ka dënuar ashpër gjuhën nxitëse për vëllavrasje që bëri sot kryetari i Mitrovicës Agim Bahtiri i cili tanimë është edhe zyrtar i Vetëvendosjes. “Nuk na duhet gjuha e dhunës dhe e urrejtjes, nga askush dhe ndaj askujt, as sot as kurrë! Nxitja për dhunë e vëllavrasje nga i pari i komunës, në kohë pandemie, nuk do koment. Është e tmerrshme. E dënueshme. E pa pranueshme. Nga të gjithë, pa dallim! Qytetarët i lus të vazhdojnë të rrinë në shtëpi, të ruajnë qetësinë, të tregojnë maturi duke qëndruar në shtëpi me familjet e tyre, duke bërë vepra të mira, duke qenë tolerant, bashkëpunues e solidar, dhe duke i respektuar të gjitha masat dhe udhëzimet nga Institucionet. Të bashkëpunojnë me Institucionet Shëndetësore! Në këtë mënyrë iu lehtësojmë punën edhe atyre që janë në vijë të frontit në përballje me virusin, e nuk kanë komoditet të rrinë në shtëpi! Vetëm bashkë mund të kalojmë këtë pandemi sa më lehtë”, ka shkruar ajo.

Kontrolloni gjithashtu

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës mbështet anëtarësimin e Kosovës në radhët e veta

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës mbështet anëtarësimin e Kosovës në radhët e veta

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës  me 131 vota për, 29 kundër dhe 11 abstenime …