Hoti premton 40 mijë vende pune e 7 % rritje ekonomike

Hoti premton 40 mijë vende pune e 7 % rritje ekonomike

Kandidati për kryeministër nga koalicioni LDK-AKR-Alternativa, Avdullah Hoti, ka premtuar se në dy vitet e ardhshme rritja ekonomike do të jetë 7 për qind derisa ka premtuar edhe 40 mijë vende të reja të punës. “Plani qeverisës i koalicionit parasheh rritje ekonomike 7%, dhe krijimin e të paktën 40 mijë vendeve të reja të punës për dy vitet e para të qeverisë. Për dy vite e gjysmë qeverisje kemi rritur për dy miliardë euro qarkullimin në sektorin privat, të cilat kanë gjeneruar 41 mijë vende të reja të punës, të regjistruar me emër e mbiemër në Trustin e Kursimeve Pensionale”, ka shkruar Hoti në profilin e vet në “Facebook“.

 

Kontrolloni gjithashtu

Kadetët e QSU-së kalojnë me sukses vlerësimin praktik “Qielli i Shqiponjave 2025”

Kadetët e Qendrës për Studime Universitare (QSU) të Forcës së Sigurisë së Kosovës kaluan me …