Hoti: Qeveria e Kosovës do ta mbështesë Telekomin, këtë ndërmarrje me interes strategjik për vendin

Hoti: Qeveria e Kosovës do ta mbështesë Telekomin, këtë ndërmarrje me interes strategjik për vendin

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hot ka mbajtur një takim virtual me anëtarët e Bordit të Telekomit, ku biseduan për gjendjen e përgjithshme të kësaj ndërmarrje. Hoti ka thënë se Qeveria e Kosovës do ta mbështesë Telekomin. Ai tutje ka thënë se së shpejti do të diskutohet edhe për planin për rimëkëmbjen siç ka theksuar ai është duke u përgatitur nga Bordi i Telekomit. “Bashkë me ministrin e Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi, sot kemi zhvilluar takim virtual me anëtarët e Bordit të Telekomit, me të cilët biseduam për gjendjen e përgjithshme në këtë ndërmarrje. Qeveria e Kosovës, si aksionar, do ta mbështesë këtë ndërmarrje me interes strategjik për vendin dhe shumë shpejt do të diskutohet edhe plani për rimëkëmbjen, i cili është duke u përgatitur nga Bordi i Telekomit”, ka shkruar Hoti.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i Kroacisë, Zoran Milanoviq, mbështet anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës

Kryetari i Kroacisë, Zoran Milanoviq, ka shprehur mbështetjen e tij për anëtarësimin e Kosovës në …