Në komunën e Deçanit edhe 4 raste te reja dhe 4 të shëruar

Nga Instituti i Shëndetësisë Publike të Kosovës u njoftuan se të dielën, janë shëruar edhe katër qytetare të Deçanit, dhe katër raste te reja pozitive me #COVID19. Një rast nga Irzniqi, dy raste nga Lluka e Ulët dhe një rast nga Strellci i Ulët. Deri më tani në komunën e Deçanit janë të identifikuara 70 raste me virusin SARS-CoV-2. Prej tyre 32 të shëruar plotësisht dhe 38 raste janë akoma aktive.

Kujdesuni për veten dhe familjen!

#VendosMaske

#PastroDuart

#MbajDistance

Kontrolloni gjithashtu

Smajl Latifi shpreh ngushëllime për vdekjen tragjike të dy të rinjve nga Rahoveci në Gjermani

Kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi, ka shprehur ngushëllime për familjet e dy të rinjve nga …