Ambasadori amerikan, Jeff Hovenier

Hovenier: Amerika nuk mbështet asnjë marrëveshje që shkel Kushtetutën e Kosovës ose që kërcënon sovranitetin apo pavarësinë e saj

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeff Hovenier, është cituar të ketë deklaruar se  vendi i tij e ka bërë të qartë tashmë se nuk mbështet asnjë marrëveshje që shkel Kushtetutën e Kosovës ose që kërcënon sovranitetin, pavarësinë dhe karakterin multietnik” të saj. Ne kundërshtojmë fuqishë, krijimin e një entiteti që i ngjan Republikës Serbe në Bosnje dhe Hercegovinë”, tha Hovenier.  Në Prishtinë, zyrtarët thonë se nuk mund të lejojnë formimin e një asociacioni njëetnik me kompetenca ekzekutive, por amerikanët dhe BE insistojnë në themelimin e tij. Hovenier tha se Amerika  pret që Kosova t’i përmbushë obligimet e saj si shtet sovran, i pavarur, multietnik, që trajton të drejtat e pakicave në përputhje me marrëveshjet e Brukselit. Ne jemi të gatshëm të ofrojmë ekspertizë dhe mbështetje politike, deklaroi Hovenier, duke shtuar se “partneriteti i Amerikës me Kosovën është i palëkundur. Një draft i publikuar dje për Asociacionin parashikonte që komunat me shumicë serbe të Kosovës (të shpërndara nëpër gjithë territorin e saj të kenë Kuvend, kryetar, Stemë, Flamur dhe sistem financiar më vete.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri Albin Kurti, prezanton qëndrimin e tij në konferencën e Partive Socialiste Evropiane, në Berlin

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka marrë pjesë në konferencën e Partive Socialiste Evropiane në …