Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka filluar vizitën zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka filluar vizitën zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka filluar vizitën zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës Në ditën e parë të kësaj vizite, Krasniqi ka marrë pjesë në forumin e organizuar nga disa kongresistë amerikanë, lidhur me agresionin rusë në Ukrainë dhe ndikimin e Kinës në Evropë. Me këtë rast, Krasniqi ka thënë se bashkëpunimi i mirëfilltë rajonal dhe koordinimi me ShBA-në është i domosdoshëm për ruajtjen e sigurisë. Sot, vizitën time zyrtare e fillova në Kongresin Amerikan, ku mora pjesë në forumin e organizuar nga kongresistëve: Robert Aderholt dhe Pete Sessions, me temë “Si t’i kundërpërgjigjemi agresionit rus në Ukrainë dhe ndikimit dashakeq të Kinës në Evropë”. Në prani të shumë kongresistëve amerikanë, me zyrtarë nga të gjitha shtetet e rajonit, por edhe nga Ukraina, Gjeorgjia, Moldavia, shtetet baltike dhe të tjera që janë nën kërcënimin direkt rus, diskutuam për qëndrimet tona në lidhje me zhvillimet aktuale gjeopolitike. Bashkëpunimi i mirëfilltë rajonal dhe mbarë-evropian, politik e ushtarak, në koordinim të plotë me ShBA-të është i domosdoshëm për ruajtjen e sigurisë në vendet tona dhe për ndërtimin e një të ardhmeje të sigurt për të gjithë”, ka shkruar Memli Krasniqi.

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj

Ramush Haradinaj: Mospërfshirja e Kosovës në votimin e Këshillit të Ministrave, një dështim i madh

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kritikuar ashpër kryeministrim Albin Kurti lidhur me mospërfshirjen e …