Brickos

Hovenier: Kosova është shtet që eksporton siguri

Gjatë pjesëmarrjes në ceremoninë e fillimit të stërvitjes stërvitjes “Defender Europe 2023” që filloi me antonimin e himnit të Republikës së Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, nga orkestra frymore e Forcës së Sigurisë së Kosovës, ambasadori amerikan në vendin tonë, Xhef Hovenier, vlerësoi se Kosova është shtet që eksporton siguri. Ai shtoi më tutje se ushtrimi që po fillon sot, është një arritje e madhe e Kosovës dhe dëshmon përforcim të marrëdhënieve mes SHBA-së dhe Kosovës. “Kosova vazhdon të transformohet nga konsumator e sigurisë, në një eksportuese të sigurisë, duke ndihmuar për të ofruar siguri më të madhe në tërë botën. “Defender Europe 2023” është një ushtrim shumëkombësh, i hartuar për të rritur ndërveprimin midis  SHBA-së dhe 26 shteteve të tjera. Ky ushtrim drejtohet nga komanda e SHBA-së. Hovenier tha se kjo bëhet për të siguruar edhe aleatët dhe për të zmbrapsur ata që rrezikojnë dhe për të mbrojtur kontinentin evropian nga agresioni” theksoi mes tjerash, ambasadori amerikan, Xhef Hovenier.

Kontrolloni gjithashtu

Millojko Spajiq, ka folur sërish lidhur me qëndrimin e Malit të Zi për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës

Kryeministri i Malit të Zi, Millojko Spajiq, është shprehur se qëndrimi zyrtar do të bëhet …