Brickos

Hoxha: Hartimi i Kodit Civil të Kosovës, sipas standardeve evropiane

Hoxha: Hartimi i Kodit Civil të Kosovës, sipas standardeve evropiane

Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Dhurata Hoxha së bashku me prof. Iset Morinën, kanë prezantuar fillimin e punës për hartimin e Kodit Civil të Republikës së Kosovës. Hoxha ka deklaruar se Ministria e Drejtësisë, prioritet të saj ka kodifikimin e të drejtës civile. Sipas saj, Kodi Civil luan rol të rëndësishëm në zhvillimin e një sistemi funksional të marrëdhënieve të detyrimeve, të drejtave sendore, pronësisë, si dhe të drejtës familjare dhe trashëgimore. “Sot, në Kosovë, ekziston një realitet ligjor kompleks dhe shpeshherë problematik për sa i përket zbatimit dhe interpretimit, ku në këtë situatë ka ndikuar nevoja e vazhdueshme për plotësimin dhe ndryshimin e ligjeve në funksion të harmonizimit me direktivat e Bashkimit Evropian”, ka theksuar Hoxha. Ajo ka thënë se është e vetëdijshme se angazhimi në hartimin e këtij kodi është projekt ambicioz. “Me qëllim të përcaktimit të një sistemi ligjor, Ministria e Drejtësisë pas shqyrtimit të kujdesshëm, si referencë ka vendosur që Kodi Civil të ndjekë modelin gjerman. Vendimi që të ndiqet modeli gjerman është rrjedhojë e ngjashmërisë në qasjen ligjore, metodologjinë dhe traditën ligjore dhe besimin se modeli gjerman i përshtatet më mirë nevojave të Kosovës. Duke ndjekur këtë model, besojmë se do të sigurojmë përputhshmëri me standardet dhe praktikat më të mira evropiane”, është shprehur Hoxha.

 

 

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i Frontit Europian, Bujar Osmani, shpalli fitoren në zgjedhjet presidenciale të Maqedonisë, me epërsi të 40 mijë votave

Kandidati i Frontit Europian për kryetar të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka shpallur fitoren …