????????????????????????????????????

Hoxha: Do të angazhohem që të forcojë luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar

Në kuadër të emërimeve të reja në Qeverinë e Kosovës, ministri i deritanishëm i Drejtësisë, Hajredin Kuçi ia dorëzoi këtë post ministres të sapo emëruar në këtë pozitë, Dhurata Hoxhës. Duke folur për këtë, ministri, Hajredin Kuçi tha se emërimi i Dhurata Hoxhës në postin e ministres së Drejtësisë është një lajm i mirë për Kosovën. Në pozitën e saj të re, ministrja Dhurata Hoxha do ta ngritë perceptimin për sistemin e drejtësisë dhe sundimin e ligjit në Kosovë. Ndërkohë, ajo falënderoi drejtuesin e deritashëm të kësaj ministrie, Hajredin Kuçi për punën e tij të deritashme dhe kërkoi që bashkëpunimi të vazhdoj edhe në të ardhmen. Ministrja, Dhurata Hoxha shtoi më tutje se në cilësinë e Ministres së Drejtësisë do të angazhohet që të forcojë luftën kundër korrupsionit, krimit të organizuar duke sforcuar më tutje parimin se askush nuk është mbi ligjin dhe se të gjithë duhet të jenë të barabartë para ligjit.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hoxhaj

Enver Hoxhaj: Nëse Kosova ka nevojë për ndryshim në 2024, duhet të shohë drejt PDK-së

Nënkryetari i Kuvendit nga radhët e PDK-së, Enver Hoxhaj, ka bërë thirrje për një rishikim …