Hoxhaj: Deklarata e Daçiqit, lojë para zgjedhjeve

Ish-ministri i Jashtëm i Kosovës,
Enver Hoxhaj ka vlerësuar se deklarata e Ivica Daçiqit është një gjuhë e dykuptimshme
para zgjedhjeve. Hoxhaj, përmes një postimi në rrjetin social Twitter, ka përkujtuar
se Daçiqi ka nënshkruar Marrëveshjen e Brukselit, edhe pse pretendonte se
Kosova nuk ekziston. “
Daçiq në të kaluarën ka pretenduar
që Kosova e pavarur nuk ekziston, por ai vetë ka nënshkruar Marrëveshjen e
Brukselit. A mos është kjo gjuhë dykuptimshme para zgjedhjeve? Pa pranimin e
Kosovës në OKB dhe njohjen e ndërsjellët, Serbia do t’ia bllokoj vetes
integrimin në BE”, përfundon shkrimi i Enver Hoxhajt.

Kontrolloni gjithashtu

515 të rinj betohen për Kosovën, Maqedonci paralajmëron përmbushjen e objektivit të FSK-së dy vjet më herët

515 të rinj kanë dhënë betimin solemn në Kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë, duke u …