Hoxhaj dhe Fajon të kënaqur me rezultatin për liberalizim

Hoxhaj dhe Fajon të kënaqur me rezultatin për liberalizim

Gjatë pjesëmarrjes në Forumin e Bledit në Slloveni ku në fokus të takimeve ka pasur çështjen e liberalizimit të vizave për Kosovën një ditë pas diskutimeve në komitetin LIBE në Parlamentin Evropian, ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Enver Hoxhaj ka zhvilluar një sërë takimesh. Ai ka zhvilluar një takim me eurodeputeten, Tanja Fajon me të cilën ka diskutuar për zhvillimet e 24 orëve të fundit sa i përket liberalizimit të vizave dhe hapat që duhet ndjekur sidomos nga ana e Kosovës në javët e ardhshme. Edhe Tanja Fajon ka shprehur përkrahjen e saj të pa rezervë për liberalizimin e vizave për Kosovën. Krye diplomati Hoxhaj ka zhvilluar edhe një takim me Harlem Desir, ministër për Çështje  Evropiane të Francës ku është shprehur përkrahja për liberalizimin e vizave, përkrahja për anëtarësimin në organizata ndërkombëtare dhe përgëzime për përmbushjen e reformave në agjendën evropiane, bëhet e ditur në njoftimin për media.

 

Kontrolloni gjithashtu

Fitim Selimi

Fitim Selimi: Më 12 shtator do të jem në Marshin për Liri, për drejtësi dhe për të vërtetën e UÇK-së

Ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Fitim Selimi, ka ftuar qytetarët që më 12 shtator …