Të mërkurën me 16 maj 2018 mbahet tubim sensibilizues për zbardhjen e fatit të veprimtarit Ukshin Hoti

Hoxhaj: Ukshin Hoti ishte zë i besueshëm për çështjen shqiptare në arenën ndërkombëtare prandaj e zhduku Serbia

Duke kujtuar 21 vjetorin e zhdukjes së ideologut dhe veprimtarin e mirënjohur të çështjes kombëtare, Ukshin Hotit, ish ministri i jashtëm, Enver Hoxhaj ka deklaruar se nuk mund të flitet për pajtim me Serbinë pa zbardhjen e fatit të të pagjeturve. Ai ka shkruar më tutje se u bënë 21 vjet që nuk dihet për fatin Ukshin Hotit dhe jo rastësisht, kjo figurë kombëtare, intelektuale e politike e Kosovës ndodhet në mesin e të pagjeturve. Pushtuesi serb, ashtu siç deshi të zhdukte tërë qenien e shqiptarit, ashtu deshi të zhdukte edhe një nga zërat më të shquar për të drejtat e shqiptarëve në ish-Jugosllavi. Ishte profesor Ukshin Hoti, ai që ndër intelektualët e parë përkrahu protestat dhe kërkesat e studentëve të vitit 1981, për çka edhe vuajti në burgjet e atëhershme. Në burgosjen e tij të fundit, pushteti serb u kujdes që të zhduk çdo gjurmë të tij, në mënyrë që të shuante një zë kredibil e të fuqishëm për çështjen shqiptare jo vetëm brenda, por edhe në arenën ndërkombëtare.

Kontrolloni gjithashtu

Gucati

Dënohet me katër muaj burgim personi që kërcënoi Hysni Gucatin

Gjykata ka dënuar me katër muaj burgim Eqrem Avdullahun, pasi u shpall fajtor për kërcënim …