PDK bën gati emrat për ndryshimet brenda Qeverisë

Hoxhaj: Vendimi i Degës së Drenasit për ta kandiduar Driton Ajazin për kryetar të Komunës është i pavlefshëm

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj e ka vlerësuar si të pavlefshëm vendimin e Degës së Drenasit për ta kandiduar Driton Ajazin për kryetar të Komunës. Në komunikatën për medie të lëshuar nga Partia Demokratike e Kosovës thuhet se në zgjedhjet lokale të vjeshtës do të rikandidojë të gjithë kryetarët e komunave në të cilat qeverisë ajo. “Partia Demokratike e Kosovës, respektivisht kryesia qendrore, ka qenë më se e qartë në janar të këtij viti kur ka vendosur publikisht që të rikandidojë të gjithë kryetarët e komunave në të cilat qeverisë ajo. PDK vlerëson punën e secilës Degë në të gjitha komunat e vendit, iniciativat dhe përkushtimin rreth mobilizimit të strukturave të saj për të përgatitur ofertat më të mira për qytetarët e Kosovës, por, sa i përket komunave ku PDK udhëheqë, Kryesia Qendrore tashmë ka thënë fjalën e saj përfundimtare”, përfundon komunikata e PDK-së. Ky reagim i Partisë Demokratike të Kosovës vjen pas vendimit të e Degës së Partisë Demokratike në Drenas, strukturat e së cilës kanë vendosur që Driton Ajazi të jetë kandidat për kryetar të Komunës së Drenasit në zgjedhjet lokale të cilat do të mbahen këtë  vit.

Kontrolloni gjithashtu

Brenda mureve të Kishës Katolike në Francë është abuzuar seksualisht me 216 mijë të mitur që nga viti 1950

Qeveria e Spanjës miratoi një plan për të kompensuar viktimat e abuzimit seksual të Kishës Katolike

Qeveria spanjolle miratoi një plan për të kompensuar viktimat e abuzimit seksual në Kishën Katolike. …