Hykmete  Bajrami - Muratit: Keni dështuar në çdo sferë e kulmi i dështimit janë sanksionet ndaj Kosovës si shkak i eksperimenteve tuaja

Hykmete Bajrami: Mbyllja e Bankës Komerciale nuk ka të bëjë asgjë me veprimet e Qeverisë dhe as të BQK-së

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, është cituar të ketë deklaruar se mbyllja e Bankës Komerciale nuk ka të bëjë asgjë me veprimet e Qeverisë dhe as të BQK-së, pasi ka qenë veprim i natyrshëm që ka filluar tashmë që nga shitja e kësaj banke, përmes likudimit vullnetar. Ajo thotë se kjo bankë që operonte që nga paslufta në Kosovë është mbyllë sot sepse ka më shumë se tri vite që ‘Bankën Komerciale’ në Serbi dhe filialat e saj i ka blerë NLB Slovenia,  e cila ka e një licencë në Kosovë dhe me ligjin aktual një operatori nuk i lejohet t’i ketë dy licenca. Andaj mbyllja e ‘Bankës Komerciale’ nuk ka të bëjë asgjë as me veprimet e Qeverisë dhe as të BQK-së, ka qenë veprim  i natyrshëm që ka filluar tashmë që nga shitja e kësaj banke, përmes likuidimit vullnetar. Uroj që politizimi i kësaj çështje, në këtë moment mos të hapë mundësinë për kërkesë për një licencë të re, të një banke tjetër të Serbisë në Kosovë!

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hoxhaj

Enver Hoxhaj: Nëse Kosova ka nevojë për ndryshim në 2024, duhet të shohë drejt PDK-së

Nënkryetari i Kuvendit nga radhët e PDK-së, Enver Hoxhaj, ka bërë thirrje për një rishikim …