GGrenell - Biden: Asgjë nuk do të avancojë para zgjedhjeve në SHBA, Kosova dhe Serbia do të detyrohen të presin përsëri

R.Grenell: Komuniteti ndërkombëtar të merret me veprimet e njëanshme të Kurtit, si përbuzjen e kërkesave të Amerikës e të BE-së

Ish-emisari i Amerikës për dialogun, në kohën e administratës të Donald Trumpit, Richard Grenell vazhdon kritikat kundër kryeministrit të  Kosovës, Albin Kurti. Grenell ka shkruar se presidenti serb Aleksander Vuçiq nuk duhet të bie në grackën e kryeministrit të Kosovës, duke iu referuar veprimeve dhe situatës për dinarin serb. Vuçiq nuk duhet të marrë karremin nga Albin Kurti për t’i përshkallëzuar tensionet. Ai, gjithashtu, duhet t’i refuzojë lëvizjet ruse dhe kineze për të përfituar nga situata – dhe në vend të kësaj të qëndrojë pranë Amerikës dhe BE-së, Sipas tij, ndërkombëtarët duhet të merren me Kurtin dhe veprimet e njëanshme të tij. Dhe kjo do të thotë se komuniteti ndërkombëtar duhet të merret menjëherë me veprimet e fundit të njëanshme të Kurtit dhe përbuzjen e Amerikës  dhe kërkesave BE-së”, tha Grenell.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hoxhaj

Enver Hoxhaj: Nëse Kosova ka nevojë për ndryshim në 2024, duhet të shohë drejt PDK-së

Nënkryetari i Kuvendit nga radhët e PDK-së, Enver Hoxhaj, ka bërë thirrje për një rishikim …