Skënder Hyseni: Dialogu me Serbinë duhet të marrë një dinamikë të re dhe duhet të kulmojë me njohje reciproke

Hyseni: Ekziston një diskrepancë mes perceptimit dhe realitetit sa i përket ekstremizmit dhe radikalizmit në Kosovë

Ministri i Punëve të Brendshme, Skender Hyseni, duke folur për artikullin e fundit të “The New York Times”, i cili e cilësonte Kosovën si tokë të pëlleshme të ISIS-it, (duke u mbështetur në shkrimet e Arbana Xharrës, Astrit Haraqisë dhe ndonjërit nga ky soj), u shpreh se ka biseduar me autoren e këtij artikulli para publikimit të tij, një bisedë që thotë të ketë zgjatur rreth 1 orë e gjysmë, dhe thekson se nga ajo bisedë, gazetarja e ka nxjerrë vetëm një fjali. “Të vjen keq që mbi bazën e percepcionit ose mbi bazën e informatave të mbledhura kuturu, një institucion siç është New York Times, ndërton një diçka. Unë po ndjej obligim t’i referohem artikullit të New York Times sepse gazetaren Carlota Gal e kam takuar dhe kam biseduar 1 orë e 30 minuta duke argumentuar fakte të pahudhshme, ndërsa ajo e ka gjetur vetëm një fjali nga gjithë kjo bisedë që e ka shkruar se Kosova është shtet sekular.

Ai thekson se artikulli i NYT është i ndërtuar mbi premisa tërësisht të paqëndrueshme.

Ndërkaq, duke folur për sigurinë e brendshme, ministri Hyseni thotë se Kosova qëndron shumë më mirë se krejt shtetet ballkanike dhe shumë shtete evropiane. “Ka një diskrepancë mes percepcionit dhe realitetit sa i përket ekstremizmit dhe radikalizmit në Kosovë. Këtë nuk e them unë, por e thonë edhe të gjitha raportet serioze profesionale ndërkombëtare kredibile. Ne po e përmbyllim muajin e 10 që asnjë qytetar nuk është regjistruar ka marrë rrugën për Siri, pra ka rënie drastike”, potencon ministri i Brendshëm. Sa i përket luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, ministri Skender Hyseni ka siguruar se po hetohen nga Policia e Kosovës “të gjitha kategoritë e zyrtarëve dhe njerëzve të ndryshëm”.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i Kroacisë, Zoran Milanoviq, mbështet anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës

Kryetari i Kroacisë, Zoran Milanoviq, ka shprehur mbështetjen e tij për anëtarësimin e Kosovës në …