leoni

Hyzri Salihu: Mjerimi politik, pengmarrësit e të ardhmes së vendit

Hyzri Salihu: Mjerimi politik, pengmarrësit e të ardhmes së vendit

Në kohën e sotme mjerimi i dialogut politik ndërmjet partive politike nuk ka asnjë refleksion të arsyeshëm dhe premtues për të ardhmen dhe historinë e pritjes që ka kalitur breza të tërë për një hap drejt zgjidhjes së pazgjidhur shqiptare në Ballkan.

Kosova e shikuar nën dioptrinë e diplomacisë botërore, e ndodhur mes Lindjes dhe Perëndimit, ka nevojë që një brez i ri me të kaluar të pastër dhe edukim e arsimim properëndimor, që njeh mirë vlerat kombëtare, si dhe ka për pikënisje historinë e vetë çështjes shqiptare si referencë në politikat e jashtme. Profili i një kaste të tillë intelektualësh duhet të premtojë me të drejtë një gjuhë politike tjetër dhe një kulturë diplomacie e cila e përkthen kohën e sotme me peshën politike që duhet të ndjek këtë kurs të politikës regjionale.

Përgjegjësia në politikën kombëtare varet në qafën e njerëzve të cilët për çdo hap e kalojnë me besën e çdo shqiptari që ka vendosur t’i përfaqësojë secilin, pa marrë parasysh.

Koha e nxjerrë çdo limit dhe përmban çdo sukses apo dështim në sferën e përgjegjësisë së liderëve, sepse e ardhmja e gjeneratave të reja kërkon një dinamikë politike e kombëtare, që të jetë garant për të. Vetëm rruga e ndjekur me dekada nga hallka e zinxhirit atdhetar e intelektual të mërgimtarëve shqiptarë përtej Atlantikut, është pikë rreze drite për një guxim që mund të ndryshon fatin dhe afatin e zhvillimeve politike në Kosovë po edhe në Ballkan .

Miqësia e përhershme e shqiptarëve me SHBA-të është dëshmi se çdo gjë duhet të kalkulohet në vijat e lirisë dhe të drejtave të njeriut, për një tokë të lirë me njerëz të lirë dhe të drejta të barabarta mes popujve dhe kombeve në botë.

Kontrolloni gjithashtu

TAMARA SPAIĆ:  Enver Petrovcit i vjen turp që është gjallë, ai mbante varur foton e Slobodan Milosheviqit

TAMARA SPAIĆ: Enver Petrovcit i vjen turp që është gjallë, ai mbante varur foton e Slobodan Milosheviqit

Enver Petrovci: Millosheviçi na modernizoi të gjithëve, ne pamë botën. Faleminderit përgjithmonë.  Për shkak të …