Gabriel Escobar: Duam që Serbia të jetë shtet më i fuqishëm brenda komunitetit, me miq që ka në Amerikë dhe në Evropë

I dërguari amerikan, për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, gjatë kësaj jave vjen për një vizitë zyrtare edhe në Kosovë

Sipas njoftimit të Departamentit Amerikan të Shtetit,  bëhet e ditur se i dërguari amerikan, për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar do ta vizitojë Belgjikën, Kosovën, Austrinë dhe Malin e Zi nga 10 deri më 18 mars të këtij viti.  Në njoftim saktësohet se vizita e tij ka për qëllim të riafirmojë angazhimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës  ndaj vendeve të Perëndimit Ballkani ndërsa ata ndjekin integrimin euroatlantik dhe bashkëpunimin më të thellë rajonal. Gabriel Escobar gjatë vizitës në Kosovë, do të takohet me udhëheqësit e Qeverisë së Kosovës, shoqërinë civile dhe komunitetin serb për të nënvizuar mbështetjen e vazhdueshme të fuqishme të Uashingtonit  zyrtar për Dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja lidhur me normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Vizita e emisarit amerikan  Escobar në Prishtinë  do të zhvillohet  në një kohë kur marrëdhëniet e zyrtarëve amerikanë me Qeverinë e Kosovës kanë rënë në nivelin më të ulët të derisotëm, për shkak të qëndrimeve të papërfillshme të Qeverisë Kurti ndaj aleatit  numër një, që ka Kosova.

Kontrolloni gjithashtu

Ferid Agani

Ferid Agani: Kodi Civil po mbahet peng i një paragrafi, është agjendë politike pseudoliberale

Kryetari i Partisë së Drejtësisë, Ferid Agani, kritikon Kodit Civil, duke thënë se neni për …