Eduard Xhozef e pyet Lajçakun pse kryetari i Serbisë, Aleksandar Vuçiq nuk është distancuar nga sulmi i 24 shtatorit

I dërguari i BE-së për dialogun mes Kosovës e Serbisë, Mirosllav Lajçak, është takuar me kryetarin serb, Aleksandar Vuçiq

I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Mirosllav Lajçak, është takuar me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Ai ndodhet në Beograd për t’u përgatitur për takimin e radhës mes dy palëve, në nivel të kryenegociatorëve. Javën e kaluar ai ka qenë në Prishtinë për arsyen e njëjtë. Gjatë vizitës në Prishtinë, Lajçak ka thënë se është arritur pajtueshmëri për rundin e ri të dialogut mes kryenegociatorëve – Besnik Bislimit dhe Petar Petkoviqkit – mirëpo nuk ka dhënë hollësi se kur do të zhvillohet takimi. Lajçak e ka konfirmuar që Serbia është tërhequr prej letrës së dërguar në Bruksel vitin e kaluar, në të cilën ka shprehur rezerva për zbatim të Marrëveshjes për normalizim të marrëdhënieve mes dy vendeve, si për Aneksin e zbatimit.

Kontrolloni gjithashtu

https://www.radiokosovaelire.com/ali-ahmeti-premton-terheqje-nga-politika-ne-rast-te-humbjes-ne-zgjedhje/

Eman Rrahmani: Kauza për mbrojtjen e familjes do të vazhdojë

Duke komentuar rezultatet e Exi Polleve të zgjedhjeve, Eman Rrahmani nga Koalicioni për Familje ka …