Grenell

I dërguari i kryetarit amerikan në bisedimet Kosovë-Serbi, Richard Grenell, mirëpret nismën për “Shengenin ballkanik”

Ambasadori, Richard Grenell, i dërguari i kryetarit amerikan për bisedimet Kosovë-Serbi, tha të enjten se e mirëpret nismën për “shengenin ballkanik”, duke theksuar se kjo nismë mund të jetë e suksesshme nëse përfshihen të gjithë në rajon, përfshirë edhe Kosovën. Në një deklaratë të publikuar në faqen e internetit të ambasadës amerikane në Berlin, thuhet se mirëpresim nismën për ‘minishengenin’ e Ballkanit Perëndimor si një mënyrë për të filluar lëvizjen e lirë të njerëzve dhe mallrave. Ne besojmë se që kjo nismë të jetë e suksesshme, ajo duhet të përfshijë të gjithë në rajon, përfshirë qeverinë e Kosovës. Administrata e kryetarit Trump është e përqendruar për të ndihmuar gjithë rajonin të krijojë mundësi ekonomike dhe punë për të rinjtë”, thuhet në këtë deklaratë. Një nismë e përbashkët e udhëheqësve të tri vendeve ballkanike, Shqipërisë, Serbisë e Maqedonisë së Veriut për një Shengen Ballkanik, nxiti reagime dhe përplasje në distancë ndërmjet Prishtinës dhe Tiranës. Për mundësinë e krijimit të këtij  të quajturi, minishengen u sulmua dhe e fye rëndë  sidomos Edi Rama, nga të vetëquajturit analistë në Tiranë e sidomos në Prishtinë.

Kontrolloni gjithashtu

Waters: Verdikti në Hagë do të ketë pasoja politike, por gjykata nuk do ta ndryshojë narrativën historike

Profesori Timothy Waters ka deklaruar se aktgjykimi ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe …