I dërguari special i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer e viziton shoqatën “Thirrjet e Nënave”

I dërguari special i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer e viziton shoqatën “Thirrjet e Nënave”

I dërguari special i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer, ka vizituar të shtunën shoqatën “Thirrjet e Nënave”. Sipas një njoftimi nga kryetarja e kësaj shoqate, Palmer dhe zëvendësambasadori i SHBA-së, Nick Giocobbe, janë zotuar se do të bashkëpunojnë me këtë shoqatë që të zbardhet fati i të pagjeturve, të kompensohen dëmet e luftës dhe kriminelët të dalin para drejtësisë. “Sot në Shoqatën ‘Thirrjet E Nenave’ ishte për vizitë, Zv.Ndihmes Sekretari i Shtetit Mathieu Palmer së bashku me zv. Ambasadorin e Shteteve të Bashkuara, Nick Giocobbe! Ata u zotuan se do të bashkëpunojnë ngushtë me Shoqatën Thirrjet e Nënave dhe kryetaren, Znj. Nesrete Kumnova në mënyrë që të zbardhet fati i të pagjeturve, të kompensohen dëmet e luftës dhe kriminelët të dalin para drejtësisë!” thuhet në njofitm.

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …