Nuredin Ibishi

Ibishi: Ushtria e Kosovës duhet të armatoset sepse Serbia vazhdon të zhvillojë manovra në afërsi të kufirit

Njohësi i sigurisë, Nuredin Ibishi ka vlerësuar se ushtria e Kosovës duhet të të armatoset sepse Serbia është duke u armatosur me armë të rënda e të shumta dhe po vazhdon të zhvillojë manovra në afërsi të kufirit. Ai ka shtuar më tutje se është fat i mirë që kemi KFOR-in këtu që mundëson një zhvillim të kapaciteteve të FSK-së deri në përfundimin dhjetë vjeçar, mirëpo duhet ana politike dhe aspekti funksional të FSK-së të jenë shumë më përpara edhe ndaj kërcënimeve që po vijnë nga Serbia që vazhdon të jetë kërcënues për Kosovën. Eksperti i sigurisë, Nuredin Ibishi ka thënë më tutje për “Ekonomia Online” se Serbia po armatoset nga Rusia, Bjellorusia, Kina dhe Turqia dhe me armë që realisht janë të prodhuesve rusë. Në këtë formë ajo me gjithë këto pajisje e armatim e tejkalon edhe buxhetin e shumë vendeve në rajon. Ajo ka pasur mbi 1 miliard në vitin 2019 dhe të njëjtin buxhet e ka për vitin 2020. Ndërsa lidhur me kërcënimet që ka marrë Kosova nga Serbia, ai ka thënë se bashkësia ndërkombëtare ka heshtur sa i përket këtyre deklaratave kërcënuese.

Kontrolloni gjithashtu

Ka arritur në 35 mijë 272 numri i palestinezëve të vrarë në sulmet që ushtria izraelite ka ndërmarrë nga 7 tetori i vitit 2023

Është rritur në 35 mijë 272 numri i palestinezëve të vrarë në sulmet që ushtria …