IKD: Në shumë vendvotime është vënë re mos mbajtja e distancës dhe mos përdorimi i maskave

Instituti i Kosovës për Drejtësi ka tërhequr vërejtjen se gjatë orëve të para ditës, në shumë vendvotime është vënë re mos mbajtja e distancës nga një numër i madh i individëve dhe mos përdorimi i maskave. Madje, në disa vendvotime nuk ka të vendosur as dezinfektues duarsh. Instituti i Kosovës për Drejtësi ka ftuar të gjithë qytetarët që të ruajnë shëndetin e tyre dhe shëndetin publik, duke respektuar në përpikmëri masat anti-COVID.

Kontrolloni gjithashtu

Dr. Flora Brovina ndahet nga jeta – sot mungon një dorë që shëroi, ndihmoi dhe qëndroi pranë njerëzve

Një lajm i rëndë tronditi sot shumë njerëz që patën fatin ta njohin nga afër …