Qytetarët e Prishtinës po ndjehen të shqetësuar nga rritja e numrit të insekteve në lagjet dhe hapsirat e banimit të tyre

IKSHPK: Kujdes nga Virusi i Nilit perëndimor

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës ju ka bërë thirrje qytetarëve që kenë kujdes nga pickimi i mushkonjave për shkak të rrezikut nga Virusi i Nilit perëndimor. “Virus i Nilit perëndimor është shfaqur në Ballkan? Në Kosovē nuk ka të sëmurë por rreziku ekziston andaj Kujdes nga pickimi i mushkonjave. Infeksioni tek njerëzit kryesisht është rezultat i pickimit nga mushkonjat e infektuara. Mushkonjat infektohen pasi ushqehen me gjakun e zogjve të infektuar, të cilat qarkullojnë virusin në gjakun e tyre për disa ditë. Virusi përfundimisht futet në gjëndrat pështymore të mushkonjave. Gjatë konsumimit të mëvonshëm të gjakut (kur mushkonjat thumbojnë), virusi mund të injektohet në njerëz dhe kafshë, prej ku shumëzohet dhe mund të shkaktoj sëmundje”, thuhet në apelin e IKSHPK-së.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari turk, Erdogan

Erdoğan: Duke vrarë mbi 14.000 fëmijë të pafajshëm në Gaza, Izraeli tashmë ka tejkaluar famëkeqin nazist, Adolf Hitler

Kryetari i Turqisë, Rexhep Tajip Erdoğan, ka deklaruar se duke vrarë mbi 14.000 fëmijë të …