IKSHPK

IKSHPK: Tubimet e partive politike janë duke rrezikuar shëndetin e qytetarëve

Ekspertët e shëndetësisë kanë alarmuar se tubimet e partive politike janë duke rrezikuar shëndetin e qytetarëve. Ata kanë thënë se grumbullimi i qytetarëve pa maskë dhe mos mbajtje të distancës shton rrezikun e përhapjes së infeksionet nga virusi korona. Drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, Naser Ramadani i ka bërë thirrje Policisë dhe Inspektorateve përgjegjëse të mbikëqyrin me përpikëri dhe të ndërmarrin të gjitha masat e nevojshme për zbatim të këtyre masave të nevojshme. Ai ka shtuar më tutje se përkundër situatës pandemike në vend ata tashmë kanë nisur fushatën parazgjedhor ku po organizojnë tubime pa maska e pa distancë, me qindra të pranishëm prandaj kërkojmë nga institucionet përkatëse që të ndërmarrin masat adekuate.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti

Ymeri: Qëndrimi i kryeministrit Kurti për të shkuar në zgjedhje nëpërmjet shpërndarjes së Kuvendit, nuk është i sinqertë

Ish kryetari i Vetëvendosjes, Visar Ymeri ka thënë se Partia Demokratike e Kosovës dhe Vetëvendosja, …