Ilazi e Kurtaj përkujtojnë luftimet 15 majit të vitit 1999 në Kaçanik

Besim Ilazi e Hajrush Kurtaj përkujtuan luftimet e 15 majit të vitit 1999, në Kaçanik me rrethinë

Në përvjetorin e 18-të  të rënies dëshmor të Qamil Ilazit, kryetari i Kaçanikut Besim Ilazi, i biri i Komandant Bardhit, në një prononcim për Radion Kosova e Lirë tha se në këtë ditë përkujtimi për komandant Bardhin ndjehemi shumë krenar, sespe ai sikur edhe dëshmorët e tjerë më shumë i takon popullit të Kaçanikut e të Kosovës, sesa familjes. Dëshmorët na lanë krenarinë dhe lavdinë, neve na mbetet ta qojmë amanetin në vend. Kosova ka mundësi e fuqi që atë amanet ta qoj në vend. Ish-zëvendëskomandanti i Brigadës 162 të Zonës Operative të Neredimës,  Hajrush Kurtaj, për Televizioni Dielli tha: në përvjetorin e 18-të, të rënies heroike  të komandant Bardhit, ne kujtojmë komandantin edhe Brigadën 162 “Agim Bajrami”,  e cila zhvilloi shumë beteja, nëpër të cilat ranë 95 dëshmorë, e  157 ,martirë. Qamil Ilazi- Komandant Bardhi, ishte ai që organizoi e zhvilloi shumë luftëra deri në ditën e rënies heroike të luftës në Kaçanik me 14 maj 1999 tha mes tjerash, ish-zëvendës-komandanti i Brigadës 162 të Zonës Operative të Neredimës,  Hajrush Kurtaj.

 

Kontrolloni gjithashtu

Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës e lëshojnë sallën e Kuvendit, nuk marrin pjesë në votime

Në Kuvendin e Kosovës. në mungesë të kuorumit, ka dështuar të themelohet komisioni hetimor për kontratat njëburimore

Në mungesë të kuorumit, ka dështuar të themelohet komisioni hetimor për kontratat njëburimore, pasi deputetët …