leoni

Ilir Meta

Ilir Meta akuzon Edi Ramën për marrëdhënie jo të mira me Greqinë e Serbinë

Në një intervistë për televizion grek “STAR”, kryetari partiak i Shqipërisë, Ilir Meta, i postuar në kreun e Shtetit me votat e Partisë Socialiste,  ka sulmuar ashpër kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama. “Në radhë të parë duhet të kemi parasysh që për fat të keq, zoti Rama ka marrëdhënie  të paqëndrueshme me të gjithë, përfshirë edhe Greqinë. Madje jo vetëm me Greqinë, por edhe me fqinjët e tjerë”, ka deklaruar Meta, i cili lë për të kuptuar se ai ka marrëdhënie të mira me shtetet fqinje. Meta kishte kritikuar ashpër  Ramën edhe për shkak se ai e bashkoi faktorin politik shqiptar në Maqedoni, duke e trajtuar këtë mbështetje si ndërhyrje në punët e brendshme të Maqedonisë. Ilir Meta përfaqëson shqiptarin e lindorit bizantin, fenomenin e kameleonit politik të kohës sonë. Televizioni grek TV-STAR, pavarësisht servilizmit të tij për Greqinë nuk e  ka transmetuar të plotë intervistën e Metës.

Kontrolloni gjithashtu

Abelard Tahiri

Abelard Tahiri: VV-ja po përpiqet të imponojë një rend të ri, i cili është në kundërshtim me rendin kushtetues të Kosovës

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri ka shkruar se Vetëvendosja po përpiqet të …