Ilir Meta

Ilir Meta: Duam që rastit Haradinaj t’i jepet fund pasi kemi të bëjmë me një simbol të sakrificës shqiptare

Kryekuvendari i  i Shqipërisë, Ilir Meta, ka qëndruar për një vizitë në selinë e AAK-së. Me këtë rast, ai ka shprehur pakënaqësitë e tij, si  dhe solidaritetin lidhur me arrestimin e kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinaj, nga autoritetet franceze.  “Dua të shpreh keqardhjen për këtë ndalim shokues. Shpresojmë dhe besojmë do të marr fund pasi ai nuk është qytetar i Serbisë, por i Kosovës. Është simbol dhe krenari për të gjithë shqiptarët. Franca si vend demokratik dhe njëkohësisht vend që e ka njohur pavarësinë e Kosovës do t’i përmbahet konventave ndërkombëtare duke i dhënë mesazh të qartë tekave të Serbisë. Duam që këtij rasti t’i jepet fund pasi kemi të bëjmë me Ramush Haradinajn,  me një simbol të sakrificës shqiptare, ka thënë ndër të tjera kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta.

Kontrolloni gjithashtu

Marta Kos: BE-ja duhet të vlerësojë në çfarë mase Serbia është ende e sinqertë me rrugën e saj evropiane

Komisionerja evropiane për Zgjerimin, Marta Kos, ka deklaruar se Bashkimi Evropian duhet të vlerësojë seriozisht …