Duke reaguar në thirrjen e deputetit, Shukri Buja për prishjen e koalicionit PDK-LDK, anëtari i Kryesisë së kësaj partie dhe kryetar i komunës së Lypjani, Imri Ahmeti, thotë se koalicioni është stabil dhe nuk do të prishet. Në një intervistë për gazetën “Epoka e re”, ai është shprehur i bindur se buxheti nuk do ta rrezikojë apo do ta vë në pikëpyetje të ardhmen e këtij koalicioni. Sipas tij pakënaqësitë e individëve të caktuar brenda subjekteve politike nuk janë reflektim i qëndrimeve të partnerëve të koalicionit, ka deklaruar Ahmeti, duke iu kundërpërgjigjur pakënaqësive të zyrtarëve të PDK-së lidhur me buxhetin e vitit të ardhshëm.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
