Inaugurohet salla sportive e Shkollës së Mesme, “Ukshin Hoti”, në Krushë të Madhe

Shkolla e Mesme “Ukshin Hoti”, u bë me sallë sportive. Në përurimin solemn të objektit sportiv morën pjesë Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi me bashkëpunëtor, ish Kryetari i Komunës, Idriz Vehapi, deputeti i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Andin Hoti, drejtori i Shkollës së Mesme”Ukshin Hoti”, Mustafë Hoti, mësimdhënës dhe nxënës të shumtë. Me një fjalë rasti të pranishmeve ju drejtua Drejtori i shkollës, Mustafë Hoti i cili u shpreh shumë i lumtur që kjo sallë sportive po përurohet në ditën e mësuesit, si dhe falënderoj Kryetarin e Komunës, Smajl Latifi dhe ish Kryetarin, Idriz Vehapi për angazhimin e tyre që kjo sallë të jetësohet. Ndër të tjera Kryetari Latifi u shpreh, duke i uruar ditën e mësuesit, njëkohësisht i uroj mësimdhënësit dhe nxënësit për sallën sportive ku nxënësit do të kenë mundësi ti afirmojnë talentet e tyre sportive. Të pranishmit i përshëndeti edhe deputeti i Kosovës, Andin Hoti i cili tha, se nuk kam si mos të jem i lumtur kur është bërë investim në arsim, sepse duke investuar në arsim ne investojmë në kombin tonë. Në shenjë respekti u ndanë edhe mirënjohje  “Post Mortum”, për mësimdhënës, me motivacion, për “Kontribut jetësor në Arsim”, nga Drejtori i Drejtorisë së Arsimi, Avni Morina, si për: Profesor-Ismet Nuredini, Profesor-Gëzim Reshiti, Profesor-Osman Sejfullahu, Profesor- Sami Duraku. Ndërsa mirënjohje për kontribut jetësor në mirëmbajtje të shkollës u nda edhe për Nahit Mahmuti-punëtor teknik.

Kontrolloni gjithashtu

NË FERIZAJ U SHËNUA DITA BOTËRORE E INFERMIERISË

Dita Ndërkombëtare e Infermierisë u shënua një takim solemn që u mbajt në Galerinë e …