U vu gurthemeli i Shkollës Fillore “Haki Stërmilli “, në fshatin Reti të Rahovecit

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi së bashku më drejtorin e Drejtorisë së Arsimit, Avni Morina, drejtorin e Shkollës Fillore, “Haki Stërmilli”, Ilir Kryeziu, Kryesuesin e Kuvendit Komunal, Afrim Dina, zyrtar komunal dhe qytetar të shumtë, kanë vënë gurthemelin e Shkollës Fillore “Haki Stërmilli ” në fshatin Reti të Komunës së Rahovecit. Me këtë rast Kryetari Latifi në fjalën e rastit, duke uruar nxënësit dhe mësimdhënësit e kësaj shkolle për objektin e ri që do të ndërtohet, ndër të tjera tha se nuk ka gjë më të mirë sesa ndërtimi i një shkolle të re, një shkolle moderne, e cila do të mundësoj një arsim cilësor. Po ashtu drejtori i Arsimit, Avni Morina u shpreh se është shumë i lumtur për fillimin e ndërtimit të kësaj shkolle, e cila po fillon të ndërtohet pikërisht në një datë të rëndësishme, në ditën e Mësuesit. E, drejtori i Shkollës Fillore, “Haki Stërmilli” në fshatin Reti, tha së nevoja për një objekt të ri shkollor ishte e kamotshme, andaj jemi shumë të lumtur që kjo kërkesë po jetësohet.

Kontrolloni gjithashtu

Kanë filluar konsultimet publike për Planin Zhvillimor Komunal të Ferizajt

Në kuadër të hartimit të Planit Zhvillimor të Komunës (PZHK), Komuna e Ferizajt ka filluar …