Covid

Infektologia Jehona Zhuti fajëson partitë politike për shtimin e rasteve me virusin korona

Mjekja në Klinikën Infektive, Jehona Zhuti ka fajësuar partitë politike për shtimin e rasteve të të infektuarave me virusin korona. Gjatë intervistës për “Ekonomia Online” ajo ka theksuar se përveç faktorëve të tjerë, në rritjen e numrit të të infektuarve në një masë të konsiderueshme kanë ndikuar edhe fushatat elektorale të partive politike. “Ne e kemi pritur veçse u pa dhe kemi qenë të përgatitur që ka me pasë rritje të numrit pikërisht prej kësaj. Tashmë edhe populli si duket është lodhur ndoshta për faj edhe të këtyre ndodhive të fundit dhe po shihet që nuk po i respektojnë masat, mbajtjen e maskës, ruajtjen e distancës dhe higjienën dhe normalisht nëse del qytet i sheh kafenetë plot, ose është një lloj lodhje ose ka filluar mu krijua bindja që me u pajtua me këtë gjendje por që po reflekton keq në nivelin ndërkombëtar si një vend i vogël që jemi me këta numra shumë të mëdhenj”, ka theksuar infektologia, Jehona Zhuti.

Kontrolloni gjithashtu

Bajraktari: Për një periudhë tejet të gjatë kohore krimet e luftës kanë qenë kompetence e autoriteteve ndërkombëtare

Avokati Ardian Bajraktari ka vlerësuar se trajtimi i krimeve të luftës në përgjithësi dhe atyre …