INPO: Emërimi i rrugës Ferizaj-Gjilan “Beau Bajden” është i kundërligjshëm

Drejtoresha e INPO-s, Albulena Nrecaj, përmes një postimi në Facebook, e ka quajtur të kundërligjshëm emërimin e rrugës Ferizaj-Gjilan “Bou Bajden”. Dje në ceremoninë e emërimit të kësaj rruge mori pjesë edhe zëvendëspresidenti amerikan Joe Biden me familjen, ndërsa ishin të pranishëm edhe zyrtarë më të lartë të Kosovës. Drejtoresha e INPO-s ka renditur disa argumente, që këtë emrim e bëjnë të kundërligjshëm: E para: Vendimi i Qeverisë së RKS për emërtimin e kësaj rruge, Bou Bajden është i kundërligjshëm Sipas Ligjit 04/L-71 për Sistemin e Adresave në RKS, vendimin për emrat e zonave të qarkullimit publik (rrugë, bulevarde, sheshe, etj.), e merr Kuvendi i Komunës nën juridiksionin e të cilave ndodhen ato. Ky ligj e as aktet e tjera normative nuk e autorizojnë qeverinë, biles asnjë ministri që të propozojë apo vendos emra. E Dyta: Tabela e vendosur përgjatë kësaj rrugë është bërë në kundërshtim me Ligjin.

 

Ligji i ka paraparë ndalimet e emërtimeve siç janë:

 

  1. Nuk lejohet përdorimi i emrave me një shkronjë apo me një numër;

 

  1. Nuk lejohet përdorimi i emrave me shkurtime apo iniciale;

 

  1. Nuk lejohet përdorimi i emrave në gjuhë të huaj

 

Emrat në gjuhë të huaj lejohen vetëm nëse ato përshtaten në gjuhën shqipe.

 

Emri dhe mbiemri i figurave të shquara që kanë kontribuar në zhvillimin e Kosovës do të përshtaten me shkronjat e alfabetit shqip, p.sh. Bill Klinton dhe jo Bill Clinton (në këtë rast Bou Bajden, jo Beau Biden)

 

  1. Të mos shkruhen me karaktere speciale, të tilla si: vizë, apostrof, pika ose thonjëza

 

  1. Emrat e sugjeruar duhet të kenë 1 ose 2 fjalë dhe duhet të shmangen emrat me më shumë se dy fjalë duke pasur në konsideratë madhësinë e tabelës;

 

  1. Në emërtimet e rrugëve p.sh ‘Rruga kryesore Kaçanik’ duhet të hiqet fjala “kryesore” sepse nuk është e nevojshme, në këtë rast “nacionale”

 

  1. Nuk lejohet përdorimi i emrave me fjalë të vështira për tu shkruar ose shqiptuar

 

E treta: A thue qysh kish me reagua z.Bajden, nëse e kish marr vesh se kryeministri i Kosovës po e nderon me veprime antiligjore.

Kontrolloni gjithashtu

Nënkryetari i AAK-së, Ardian Gjini, thotë se Vjosa Osmani, ushtruese e detyrës së presidentit, ka abuzuar me këtë zyrë

AAK-ja ka vija të kuqe për Albin Kurtin, refuzon madje edhe postin e kryetarit për Ramush Haradinajn

Duke folur rreth zhvillimeve të fundit politike në vend, nënkryetari i AAK-së, Ardian Gjini, deklaroi …