leoni

IPK:

Inspektorati Policor i Kosovës ka arrestuar dy zyrtarë policorë për keqpërdorim të pozitës dhe autoritetit zyrtar

Inspektorati Policor i Kosovës, respektivisht hetuesit e Departamentit të Hetimeve të IPK-së përmes rrugëve operative janë informuar lidhur me një rast ku dyshohet se disa zyrtarë policorë të policisë kufitare janë të dyshuar për keqpërdorim të pozitës dhe autoritetit zyrtar. Bazuar në veprimet hetimore që janë ndërmarrë deri më tani, zyrtarët policorë kanë qenë të përfshirë në një plan operativ dhe gjatë realizimit të këtij plani operativ dyshohet për lëshime nga zyrtarët përgjegjës. Mbi bazën e të gjitha këtyre dyshimeve, është informuar prokurori i çështjes dhe me autorizim të tij janë ndërmarr veprime të  nevojshme lidhur me zbardhjen e rrethanave të  rastit dhe janë intervistuar 5 (pesë) zyrtarë policorë të  përfshirë në këtë çështje me dyshimin për veprën penale “Keqpërdorim i pozitës dhe autoritetit zyrtar”, thuhet në njoftimin e Inspektoratit.

Kontrolloni gjithashtu

Qeveria e Kosovës vlerëson se raporti i Bankës Botërore është plotësisht i pa vërtetë dhe i pa bazuar

Qeveria ka njoftuar se është duke i përcjellë me vëmendje zhvillimet përgjatë kufirit të Kosovës me Serbinë

Qeveria ka njoftuar se është duke i përcjellë me vëmendje të shtuar zhvillimet përgjatë kufirit …