Brickos

ATK

Inspektorët, deri më tani kanë trajtuar 516 raste të bizneseve të raportuara nga qytetarët për rritje të çmimeve

Nga 1 mijë e 809 thirrje, nspektorët tatimor deri më tani kanë trajtuar 516 raste të bizneseve të raportuara nga qytetarët për rritje të çmimeve. Pas këtyre thirrjeve, inspektorët kanë dalë në terren duke kontrolluar bizneset përkatëse dha kanë konstatuar se një numër i konsiderueshëm i bizneseve kanë rritur çmimet e produkteve bazike ushqimore, si dhe atyre farmaceutike. Për këtë shkak Administrata Tatimore e Kosovës në bashkëpunim me organet kompetente, duke përfshirë këtu inspektoriatin e tregut, prokurorin dhe policinë, bazuar në raportet e inspektorëve tatimor do të ndërmarr veprime ligjore. Denoncimet e këtyre rasteve,  kanë qenë kryesisht për produkte bazike ushqimore dhe farmaceotike, si:

-ushqimore: miell, vaj, sheqer;

-farmaceotike: maska mbrojtëse, dezinfektues, alkool, si dhe sirup për fëmijë Vitamin C.

Administrata Tatimore e Kosovës fton të gjithë qytetarët që të raportojnë në këto dy linja telefonike: 0800 80 800 e cila është pa-pagesë dhe 038 222 165  e cila aktualisht është me pagesë, për të cilën ATK është duke komunikuar me Telekomin që të mundësohet heqja e tarifës deri në tejkalimin e kësaj situate.  Këto dy linja do të jenë të hapura çdo ditë për raportim nga ora 08:00 deri në orën 22:00.

Kontrolloni gjithashtu

Gerald Knaus: Nëse Gjermania, Franca e BE-ja nuk zgjohen, do të ketë luftëra të reja në Ballkan dhe një dështim fatal të BE-së

Gerald Knaus: Gjermania e Franca do ta bllokojnë anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës për shkak të Asociacionit

Gjermania dhe Franca janë dy prej shteteve që po përgatiten të bllokojnë anëtarësimin e Kosovës …