Covid

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik kërkon nga qytetarët të vazhdojnë masat e distancimit fizik dhe mbajtjen e maskave

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka bërë thirrje për mosrelaksim dhe qëndrim në shtëpi, pasi thotë se në Kosovë, pavarësisht se ka rënë numri i të infektuarve, vazhdon të ketë rrezik të përhapjes së koronavirusit. Instituti  bëri thirrje pasi këto ditë, në qytete të ndryshme e edhe në kryeqytet është parë numër i madh i qytetarëve duke lëvizur. Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik kërkon të vazhdojnë masat e distancimit fizik dhe mbajtja e maskave!

Lehtësimi i lëvizjes nuk nënkupton mosrespektimin e rekomandimeve të Institutit Kombëtar dhe Ministrisë së Shëndetësisë.

Mbani distancën fizike dhe mbani maska në vendet publike.

Ju lutemi për kujdes të shtuar deri në shuarjen e plotë të COVID-19!

Të keni kujdes sepse akoma ekziston rrezik i përhapjes në vendet ku ka grumbullim të madh të njerëzve.

Luten institucionet për mbajtjen e rendit dhe inspektoratet për angazhim të shtuar gjatë ditëve në vijim.

Qytetarë të nderuar!

Ju lutemi të respektoni masat e shpallura të parandalimit nga Instituti Kombëtar dhe Ministria e Shëndetësisë!

Ruajeni shëndetin tuaj! Pakujdesia kushton me jetë!

Akoma nuk ka kaluar rreziku, andaj: qëndroni në shtëpi, kjo ua shpëton jetën!

Mbani distancë fizike për së paku 2 metra!

Na ndihmoni pak që të ju ndihmojmë shumë!. Ju faleminderit për mirëkuptim!

Kontrolloni gjithashtu

Haga heq kufizimet për disa vizitorë të Hashim Thaçit, ndalesa vazhdon për katër të tjerë

Gjyqtari Christopher Gosnell ka marrë më 21 shtator vendim për ndryshimin e kufizimeve lidhur me …