Instituti Rajonal i Shëndetit Publik në Prizren do të mbikqyrë situatën nga Ethet Hemorragjike

Të marten në Malishevë ka qëndruar një delegacion i Institutit Rajonal të Shëndetit Publik (IRSHP) në Prizren, i prirë nga drejtoresha Nurishahe Hulaj, të cilët takuan Nënkryetarin e Komunës, Hajdin Berisha, Drejtorin komunal për Shëndetësi, Liridon Hoti dhe Drejtorin e QKMF-së, Nuhi Morina. Qëllim i këtij takimi, ishte monitorimi i situatës nga ethet hemorragjike krime kongo. Nënkryetari i Komunës Hajdin Berisha, i cili është edhe drejtues i shtabit komunal për monitorimin e situatës nga Krime Kongo e ka njoftuar delegacionin për masat që janë duke u ndërmarr për luftimin dhe parandalimin e Etheve Hemorragjike siç janë repelimi i kafshëve, ligjëratat e vetëdijesimit, gatishmërinë e stafit mjekësorë në QKMF dhe masat tjera. Ndërsa Përgjegjësja e Institutit Rajonal të Shëndetit Publik në Prizren, Nurishahe Hulaj, ka deklaruar, se ky Institut do të jetë në shërbim të plotë të Komunës së Malishevës për monitorimin e situatës si dhe do të ofroj të gjitha kapacitetet e saj, varësisht nga nevoja në terren për menaxhim sa më të mirë të situatës. Bazuar në të dhënat në QKMF në Malishevë, deri më tani janë regjistruar dy raste të thumbimit nga rriqrat, mirëpo në asnjërin rast nuk ka infeksion me virusin e EHKK-së. “Ndonëse në të kaluarën ka pasur raste të humbjes së jetës, si pasojë e infektimit, si rezultat i angazhimit të të gjitha institucioneve përgjegjëse dhe zbatimin e masave parandaluese, tani po hyjmë në vitin e gjashtë që nuk ka raste të vdekjeve nga ky virus në territorin e Komunës së Malishevës”, ka deklaruar nënkryetari i Malishevës, Hajdin Berisha.

Kontrolloni gjithashtu

Nënshkruhet Memorandum i Mirëkuptimit në mes të Komunës së Vitisë dhe organizatës “CNVP”

Sot, kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka pritur në takim Xhevat Lushin – …