Interesi politik dhe kombëtar i bashkoi kryetarët e partive politike në Maqedoni

Interesi politik dhe kombëtar i bashkoi kryetarët e partive politike në Maqedoni

Në tekstin e marrëveshjes mes partive politike shqiptare lidhur me koalicionin me partitë sllavo-maqedonase thuhet: ne, përfaqësuesit e partive politike shqiptare në Maqedoni: “Bashkimi Demokratik për Integrim”, “Koalicioni Rilindje me Besë” dhe “Aleanca për Shqiptarët”, duke respektuar vullnetin e lirë dhe demokratik të votuesve shqiptarë të shprehur në zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Republikën e Maqedonisë, më 11 dhjetor 2016; Në frymën e Marrëveshjes të Ohrit, biem dakord për përkrahje të ndërsjellë të agjendës së përbashkët politike, që parashikon realizimin e objektivave që vijojnë, në mandatin e ardhshëm qeverisës, sukur janë: Arritja e barazisë së plotë në përputhje me Marrëveshjen e Ohrit dhe Kushtetutën, Zbatimi i përpiktë i parimit të multi-etnicitetit në Kushtetutën e Maqedonisë ku shqiptarët njihen si popullsi shtet-formuese,  Mbështetje e çdo iniciative ligjore dhe kushtetuese që përforcon barazinë etnike për popullsinë shqiptare, thuhet mes tjerash në tekstin e marrëveshjes.

Kontrolloni gjithashtu

Fatmir Humolli: Doja ta pyesja Albin Kurtin për hapat e Qeverisë në raport me Gjykatën Speciale, por ai tha se nuk do të përgjigjej

Deputeti i pavarur, Fatmir Humolli, akuzon kryeministrin, Albin Kurti për mashtrim, pasi amerikanët nuk e përkrahin

Deputeti i pavarur, Fatmir Humolli, ka dhënë një deklaratë për kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, …