driloni com
vipa
Fillimi / Intervista / Intervistë me Cyme Sejfijaj, bija e dëshmorit të kombit, Halil Sejfijaj
Intervistë me Cyme Sejfijaj, dija e dëshmorit të kombit, Halil Sejfijaj

Intervistë me Cyme Sejfijaj, bija e dëshmorit të kombit, Halil Sejfijaj

RKL: E nderuar dëshmorit,  Cyme Halil Sejfijaj mirë se erdhët në Radion Kosova e lirë?

Cyme Halil Sejfijaj: Mirë se ju gjejë faleminderit për ftesën është kënaqësi dhe privilegj për mua të jem e ftuar në radion Kosova e Lirë, që është zëri ynë.

 

RKL: Babi juaj ka marrë pjesë në protesta dhe demonstrata gjithë popullore, të organizuara kundër okupatorëve serbë gjatë viteve të 90-ta si në Deçan, Pejë etj. Si e kujtoni sot babanë tuaj të dashur?

Cyme Halil Sejfijaj: Babi im ishte ai i cili jo vetëm nga vitet e 90-ta, por nga vitet e 80-ta, ishte aktiv në protesta dhe demonstrata i cili dha kontributin e tij të çështjes kombëtare ishte bashkëveprimtar dhe njëri i besueshëm i Jusuf Gervallës dhe shumë bashkëveprimtarëve si daja i tij, Hasan Ukëhagjaj, Smail Haradinaj dhe shumë veprimtarë tjerë. Me kujtohet si e vogël kur ai gjatë asaj kohe famë keqe të orës policore shpërfillte orën policore dhe kryente detyrat e dhëna nga LPK-ja. Babin tim gjithmonë e kujtoj trim dhe guximtar.

 

 RKL: Rënia dëshmor e Halilit ishte humbje e madhe për UÇK-në, por para se gjithash për familjen e bashkë luftëtarët a mbani kontakte me shokët e tij, a ju vizitojnë?

Cyme Halil Sejfijaj: Rënia dëshmor e babit tim normal që ishte humbje e madhe për shoqërinë dhe bashkëluftëtarët e tij por ishte humbje tepër e madhe për familjen tonë, ditë kjo që do të mbetet gjithmonë në kujtesën time, sepse në ofensivën e gushtit të vitit 1998-të, ishin disa ditë ofensive lufte. Me datën 9 gusht 1998 unë u ndava për herën e fundit  nga babi dhe pas dy dite ai ra në Altarin e Lirisë. Për ne familjen ishte shumë e vështirë sepse ne nuk patëm mundësi ta shohim trupin e babait tonë të vrarë me datën 15 gushtë ne e kuptuam se ai ishte vra me datën 11 gusht dhe ishte varrosur nga shokët dhe bashkëluftëtaret e tij. Me disa prej shokëve bashkëluftëtarë kemi kontakte dhe na vizitojnë zakonisht për festa dhe përvjetorë, sa herë që takojmë shokët e babit gëzohemi por edhe emocionohemi shumë sepse në njëfarë mënyre e ndjejmë praninë  e tij…

 

RKL: Cili është mendimi i juaj lidhur me trajtimin e familjeve të dëshmorëve nga qeveritë e pas luftës?

Cyme Halil Sejfijaj: Qeveria e Kosovës pas luftës që nga viti 2007 ka mbështetur me pensione Familjet e Dëshmorëve dhe i ka trajtuar mirë familjet e tyre,  fëmijët e dëshmorëve kanë gëzuar të drejtën për lirim nga semestri në fakultet. Këtë të drejtë e kam gëzuar edhe vet si studente, po ashtu janë sistemuar në konvikte me kushte të mira janë liruar nga banimi dhe nga menza. Po ashtu Qeveria e Kosovës na ka mundësuar pushime në det, në bjeshkë, në pushimore. Ka bërë rehabilitimin e shumë familjarëve nëpër banje. Të them të drejtën familjet  e dëshmorëve kanë pasur një trajtim të mirë nga të gjitha qeveritë pa dalim…

 

 RKL: Cila është përkrahja konkrete që keni marrë nga shoqëria dhe nga institucionet e vendit dhe a mjaftojnë ato?

Cyme Halil Sejfijaj: Përkrahjet që kemi marrë nga shoqëria dhe institucionet janë mirënjohje nga Komuna e Deçanit “Dekorata Shkelzën Haradinaj” në përvjetorin e 19-të, Mirënjohje nga shkolla, Mirënjohje nga Shoqatat e dala nga lufta në Deçan, dhe nga selia qendrore në Prishtinë, pa harruar edhe mediumin e vetëm në Kosovë, Radio Kosova e Lirë për kontributin e saj që po bënë me transmetimin e rubrikës ditore të heroizmit të dëshmorëve dhe për librin “Feniksët e Lirisë” Gjithmonë ka vend për të bërë edhe me shumë, por deri tani nuk e shoh të arsyeshme të ankohem për ndonjë gjë.

 

 RKL: Cilat janë reliktet që ruani kujtim nga babi juaj?

Cyme Halil Sejfijaj: Gjërat që i ruajmë nga babi janë disa fotografi, letërnjoftimi dhe disa nga rrobat sepse tjerat i kanë djegur serbët. Këto që i kemi i  ruajmë me nostalgji, fotot shpesh herë i shfletoj dhe e kujtoj me shumë mall babin tim dëshmor.

 

RKL: Ju  falënderojmë se u bëtë pjesë e intervistave në Radio Kosova e Lirë, të urojmë fat dhe shëndet!.

Cyme Halil Sejfijaj: Ishte nderë për mua që të jem pjesë e Radios Kosova e Lirë, ju falënderoj nga zemra dhe ju përgëzoj për punë tuaj të palodhshme qe na bëni edhe ne pjesë shumë të rëndësishme të kësaj shtëpie, zëri i Radio Kosoves së Lirë na mbajti gjallë që nga lufta e deri tani andaj ju falënderoj dhe ju dëshiroj shëndet dhe gjitha të mirat për ju RKL.

Kontrolloni gjithashtu

Ermira Babamusta: Intervista me Shkrimtarin, Bujar Plloshtani

Ermira Babamusta: Intervista me Shkrimtarin, Bujar Plloshtani

Cili është libri juaj më i ri dhe kur e keni botuar? Bujar Plloshtani: Libri ...