Inva Mula:U ndjeva shumë e emocionuar në bashkëbisedim me një kryeministër me energji pozitive (!)

Inva Mula:U ndjeva shumë e emocionuar në bashkëbisedim me një kryeministër me energji pozitive (!)

Sopranja nga Shqipëria, Inva Mula gjatë qëndrimit në Beograd ku merr pjesë në disa aktivitete muzikore e kulturore është ndier  veçanërisht e emocionuar në takimin që pati me kryeministrin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, për të cilin shpreh konsiderata të veçanta. “Kur m’u komunikua që Vuçiç do të më priste u emocionova pasi është gjithnjë vlerësim që i bëhet një artisti, dhe të jesh në këtë bashkëbisedim me një kryeministër me energji pozitive dhe që do dhe e mbështet artin, ishte bukur”, rrëfen Inva. Është e pamundshme që sopranoja Mula të mos ketë dëgjuar për “pozitivitetin” e Vuçiqit, për krimet që ai kryer me Sheshelin Arkanin, Mlladiqin e Karaxhiqin gjatë luftës në Bosnje e Kroaci, por edhe gjatë luftës në Kosovë. Servilizmi dhe koketimi i tillë i ulët, më së paku i kanë hije  një artisteje të njohur në botë, e cila frekuenton qendra filharmonike të botës, por nuk besoj ta ketë vizituan Memorialin e Srebernicës, apo memorialin e Adem Jasharit në Prekaz të Drenicës, apo të ketë ndier emocion gjatë takimit me ndonjë qeveritar të Kosovës apo Shqipërisë.

Kontrolloni gjithashtu

Më 20 prill të vitit 1881, në kodrat mes fshatrave Koshare, Slivovë, u zhvillua Beteja mes forcave turke dhe atyre shqiptare

Më 20 prill të vitit 1881, në kodrat e fushat  mes fshatrave Koshare, Slivovë, një …