Zëdhënësi i Shtabit të Përgjithshëm të Iranit, Abulfazli Shekarhi i bëri thirrje Amerikës, Britanisë së Madhe, Francës dhe Gjermanisë që të ndërpresin mbështetjen e tyre ndaj Izraelit. Sipas agjencisë zyrtare iraniane të lajmeve, zëdhënësi Shekarhi ka bërë një deklaratë me shkrim ku thitë, se ju e dini shumë mirë që Irani nuk është pro luftës, por regjimit të dëshpëruar si Izraeli ose çdo agresori do t’ia presim këmbën në mënyrë më të fuqishme se përgjigjja e dhënë ndaj Izraelit”, tha Shekarhi. Në vend që të dënoni veprimet e ligjshme dhe në përputhje me ligjin e Iranit, ne ju rekomandojmë që të mos mbështesni regjimin e paligjshëm dhe terrorist sionist që është fundosur në moçal dhe të mos hidhni veten tuaj në zjarr”, tha ai. Më 1 prill Izraeli kreu sulm ajror në ndërtesën e konsullatës së Iranit në Damask. Në sulm humbën jetën 7 anëtarë nga Ushtria e Gardës Revolucionare iraniane, përfshirë 2 gjeneralë. Irani njoftoi se sulmi i Izraelit ndaj konsullatës nënkuptonte sulm në territorin e vendit të tij dhe se ata do të hakmerreshin. Izraeli tha se do t’i përgjigjej sulmeve të Iranit. Më 13 prill Irani nisi një sulm ndaj Izraelit me qindra mjete ajrore pa pilot kamikazë, raketa balistike dhe lundruese. Irani njoftoi se disa objektiva ushtarakë u goditën, ndërsa Izraeli deklaroi se shumica e sulmeve u parandaluan nga sistemet e mbrojtjes ajrore, por një raketë goditi një bazë ushtarake në jug. Mediat izraelite pretendojnë se qeveria e Tel Avivit ka marrë vendim që të kundërpërgjigjet në “mënyrë të hapur dhe efektive” ndaj sulmit ajror të Iranit.
Kontrolloni gjithashtu
Dardan Molliqaj: Vetëvendosje nuk e dëshiron zbardhjen e rastit Dehari, për shkak të mungesës së përfitimit politik
Dardan Molliqaj, kryetari i PSD-së, ka shkruar për përvjetorin e vdekjes së Astrit Deharit, duke …