Enver Hoxha

ISA  FERIZAJ: ME TY, ENVER,  LIDHUR KOMBI, SI GJAKU ME ZEMËR!

Erdhen shekujt një nga një, historisë kalëruar

Si fitmtarë, nderuar ca, humbës ca, turpëruar!

E, flamurmbuluarit shekuj, n’gjunj para nderit;

Të tjerët vijnë, në sy e zemër, dritën e Enverit !

 

Vetëtijnë ca rreze drite, flakërojnë në histori;

Shekujt, me to ndriten, e gjallojnë me lavdi!

Andej lindin dritë pokat, motesh, vetëm rriten;

Ato, caklindje dielli, prej tyre marrim dritën !

 

 Ne mes, kohën tetorjane, e ndau i yni Diell;

Aty, nga gjashtëmbëdhjeta, shpresat zunë fill.

Lindi ëndrra, tokë e qiell u panë ndër sy;

Nderi e lavdia, bashkë, udhënisur, që aty!

Ende lehonë Nënëmadhja, prangat këputi;
Dritëpashuara, prore në mendje Skënderin.
Në gji lavdinë, në zemër rrënjët ç’ia nguli;
Lindi, tetorgjashtëmbëdhjeta, bir Enverin!
Hark fitoresh lavdia, lidhi epokat iu dha emër;
E Gjergjit lavdi, diellorja në t’Enverit zemër!
Në djep lavdie Nënëlokja, Ylldritën përkundi;
Ylli, ç’u bë Diell, shqiptarinë zgjoi nga gjumi!
Erdh kolera na rrëzoi, ditët terri i mbuloi;
Ra përdhѐ krenaria, nderi ynë dhe Flamuri!
Se tradhtia dhe kësaj here, e liga, na kafshoi;
E kuçedra, n’zemër dhëmbët, desh na i ngulli!
E lindi Nëna, zemërluanin djalë, deli djalë;
Si legjendar, rrugën historike, çau me pallë!
Mblodhi trimat, urtësinë, themeloi Partinë ;
Mbushi malet “dasmorë”, na e solli lirinë!
Ah, moj Kryenënë, borxh ta paçin përjetë;
Na e fale kryeburrin, kryetrimin me fletë!
Yll në ballë, na e vure, aty ku ndrin lavdia;
Të betohem, pa atë Diell, shuhej shqiptaria!
S’njohu vigantrimi i lavdisë, humbje, dështim;
Kur retë na suleshin, i shpartallonte, i yni trim.
Mblodhi popullin, e pëbashkoi, gruht çeliku;
Vrimë të futej, nga ai grusht, s’gjente armiku!
Kur fjala e, zëri i Tij buçitnin, tundej Globi;
S’kishe, para si t’i dilje, i druhej vetë “Zoti”!
S’bënte lojëra fjalësh, predhë topi fjalën pat;
Për atdhe, shqiptari, prore hasmin lau në gjak!
Përdhѐ rrëzuar, komb, atdhe, i mori, lart i ngjiti;
Ferrit i nxori, mendje, zemër, faqe, ua ndriti!
Krejt bota në hamendësi, ngahera bënte seri;
I vetëm,  gjysmë shekulli,  lubijtë zboi  Enveri!
I dha kombit dinjitet, e ngjiti përmbi re;
Solli dritën në çdo vatër, “Botën e Re”!
Nxori skutash mendësie, terrin, kotësinë;
Mbolli në çdo mendje, urtësinë, diturinë!
Krejt i zhduku, të rëndat plagë shoqërore;
Mbolli vlera, dashuri, në zemra njerëzore!
Të egrat toka t’atdheut, i bëri bahçe, hambar;
Botës s’iu fal, prodhoi bukë për popull mbarë! 
Barutin, të thatë e mbajti, në shënjestër syrin;
Kurrë s’guxoi kush, t’ia prekë atdheut kufirin!
I mësoi zogjtë e shqipes, si ta shunin rrufenë;
Me Të, si shqipet folenë e, mbrojtëm atdhenë!
Hapëm shkolla, spitale, uzina, kombinate plot;
Ndërtuam diga, hidrocentrale, mundem terrin.
Çamë detra, oqeane, rrugëhapur kudo në botë;
Stuhish s’na u mbyt ania, me kapiten Enverin!
S’na trembnin supershtetet, as s’u bëmë urë;
Askush s’mundi të na përçaje, s’ia dilte kurrë!
Prore hasmi theu kokën, ballë tonës qëndresë;
Me liri, komb e atdhe, lidhur, patëm një besë!
Vuante Atdheu, përgjysmë, nga hasmi copëtuar
Për liri e bashkim, sa shumë kombi, ka paguar!
Gjysmëzemra Shqipëri, punoi fort, sa një zemër;
Krejt tonat troje, “Shqipëri”,  një gjak e një emër!
Sepse vuanin pjesët tona, vuante Shqipëria;
Sa herë zot u dilte Enver trimi, cofte ligësia!
Fjalë e Tij, zjarr vullkani, në zemër shqiptari;
Dridhej hasmi, se flakë e prush, kallej stralli!
Si malet kryelartë, komb fisnik na njohu bota;
Me Enverin, lart si shqipet, e lavisë qe epoka.
Lart flamurin fitimtar, kurrë përdhѐ s’e lëshuam;
Me Enverin “Yll Polar”, përpara, prore fituam!
Me t’Enverit dritide, komandanri e ushtari;
Në gjunj, bota mbarë, para familjes “Jashari”!
Se për atdhe, si Enveri, luftoi Adem Jashari;
Ende hasmi tmerrohet, se mos del Ai nga varri!
Ja, kështu na desh Enveri, trima e atdhetarë;
Midis nesh sa qe Ai, na nderoi bota mbarë.
E kishim fjalën, zërin tonë, çmonim lirinë;
Tek na ndiqte, sa lodhur, e paskemi lavdinë!

 

 

Mbollëm dije, kulturë, lart dinjitet e Flamur;

Ruajtëm Atdhenë, në pazar s’e nxorëm kurrë!

Ditë, bëmë netët, s’na theu, bllokadë, as tërmet;

Prore rreth Enverit, fitimtarë, ne koha na gjet!

 

                              *   *  *

Dallgë, suferina, ranë mbi ne, vetëtima;

Mes flakës e barotit, s’ditëm si kthehet shpina.

Me çelik vishej botëliga, në ankth njerëzimi;

Majash ngjitej Shqipëria, i printe Enver trimi!

 

Kuçedra mbillte vdekje, s’ngopej mbi njerëzinë;

Se s’thyhej shqiptari, halë në sy, ne dhe lavdinë!

Në rrethim na vu kuçedra, s’u dorëzuam, s’u çamë;

Ar, na dha toka, çelik, dritë, bukë, ne faqebardhë!

 

S’i ndaloi luftrat kuçedra, globi gjak kulloi;

Me Enver kryestrategun, të matej nuk guxoi!

Male, kodra, fusha, lugje, dhe brigje, detra;

Zjarr, i derdhnin armikut, po t’na cënohej jeta!

 

Ia njihnin duhinë Enverit, ish Ai, si orteku;

Ta mendoje matjen me Të, të ikte tepeleku!

Ai mundi shekujt terr, mbi ta u ngjit si Diell;

Enveri dritëmendje, i popujve diellor në qiell!

 

Politikë brilante pat, yni kryediplomat madhor!

Tryezash me burra bote, mbi ta, prore superior!

Sa Ai, në histori, askush s’bëri për shqiptarë;

Për Të bota mbajti zi, se qe, dritylli planetar! 

 

U quajt Ai, “kirurgu” i politikës botërore;

Në zemër, njerëzimi, i ngriti përmendore.

Të vërtetën pati diell, kurrë, udhën s’e humbi;

Ai Everesti, bashkuar botëliga, dot s’e mundi!

 

Një jetë njeriu  Ai, jetoi si burrë, në lavdi;

Gjeniale, Epokë e Tij, e pashoqe, n’histori!

Që nga kohë e Tij, s’nxori bota, vigan si Ai;

Në Glob dhe, Shqipërinë, Ai e bëri, mrekulli!

 

Ikin kohërat, bash si retë, tek i merr era;

Në zemër, të thellin det, errësira ç’e sëmbon.

Dielli prore, i shkrin dimrat, lind pranvera;

Me Ty afroi “Botë e Re”, Diell, që s’perëndon!

 

                              *   *   *

 

Janë ca gjëmërëda, fort i dhëmbin historisë;

Ndarja me Ty Enver, ç’i kushtoi shqiptarisë!

Që atëherë, ç’na u rrudh shpirti, tret mendimi;

Shteruan ëndrrat, ç’u thinjëm, mërgoi gëzimi!                                                   

 

Asaj pranverëzeze, mbenë lulet pa çelur;

Që asaj here, rrin urtësia, diku e mshelur!

Dhe siguri-qetësinë, që me Ty, e fituam;

Në mes të ditës, para sysh na e pushkatuan!

 

Serish këtë herë, do të flasë me Ty, Enver;

Po, po, se zemrën, veç Ti Enver, ma gjallëron!

Jam popull, atdhetar, siç më doje përherë;

Që kur ike Enver, nuk ka qyqe që na vajton.

 

Sa shekujt, koha, qëkur bashkë s’jemi parë;

Por në zemrat tona, Teje, kurrë s’jemi ndarë!

Të thërrasim fort, Enver, kem’ nevojë për Ty;

Pa Ty shqiptaria, keq çoroditur, mbet pa sy!

 

Në njërën gjysmëzemre, gjallon Ti e lavdia;

Në tjetrën gjysmë, dremitin, helmi, ligësia.

E di, në gjysmën Tënde, hare e gaz festoni;

Veç Ju, ligësinë, nga gjysma tjetër e zboni!

 

Ta them si popull këtë, o kryetrimi Enver;

Jotja dritëmendje na vlen, ajo vlera kryevlerë!

Të tradhtuan besëprerët, s’i pate ndarë vetes!

Ty, i Yti popull, s’të harron në jetë të jetës!

 

Me sytë e mendjes, të shikoj, vigan, si dikur;

Më t’zemrës ndjesi, pranë të ndjej, o Burrë!

Kështu dhe kombi, prej Teje, prore i pandarë;

Me Ty prore, dhëmbjerrëzimet, patëm ndarë!

 

Të shtrirë përdhe, kur Shqipërinë e pamë;

Vetëdijen na e ndrite, të vdiste s’e lamë!

Me Ty, Enver, prore luftrash, kombi fitoi;

Dhe ditëzezave të tij, ngahera në Ty besoi!

 

Vitet ikur tutje, horizonteve kalëruar;

Por prore, Enver Ti, nesh na je afruar!

Horizontesh historie, qartaz Ti, viganmal;

Horizontesh zemre, i madhërishmi gjenial!

 

Rrojnë për Ty t’ëmblat ndjenjat, ato shtohen;

Vdekje s’njohin kurrë, prej Teje gjallërohen!

Dimrat, sado të ngrijnë, akuj, acarë idhnakë;

I shkrin moteegrat, Enver, e Jotja frymëflakë!

 

Të vogla fare, jo, s’të zënë pëmasat kohore;

I vlerave njerëzore, Ti, Himalajë njerëzore! 

Sa ishe Ti, rreth e qark, stuhitë krejt i shove;

Legjendar n’luftë e n’paqe, kombin shpëtove!

 

                           *   *   *

 

 

Kush si Ti, o Dritëjetë e popujve, Enver, 

Çoi në këmbë, e vigan, bëri Atdhenë?!

Për Ty, bota mbarë, njëzëri, prore tha:

“Të gjallë, sikur shohim, Skënderbenë”!

 

Kush si Ti, o Everesti njerëzor, Enver,

Flamurkombin e lartësoi dhe, e nderoi?!

Askënd si Ty, o Kolosi ynë, kryelegjendar,

Në të vetat këngë, zemërkombi s’përjetësoi!

 

Mendje, zemre, s’të heqim, o Kryehero;

Se, me Ty rron besëlidhja, lindet shpresa.

Ti, s’na ke harruar, me ne pa nda kuvendon;

Sa të rrojë kombi, me Ty rron, e lidhur besa!

 

Prore, kur lind Dielli, ndër ditëmote;

Malet ulen, Enver, udhën të ta hapin!

Rrufe, as rrebeshe stinëçmendurash;

S’pati Ty, të ta ndalte, o luan, vrapin!

 

Vetë lavdia, me kurora të mbuloi,

Se, sa Ti, askush atdheut s’i fali, nder!

Pa Ty, përçudnohet, tollovitet historia;

Lavdia mërgon, as jeta, s’ka më vlerë!

 

I vret, mendjegjenialja Jote, si përherë;

Sistemnatën, kuçedërplakën shpirtferr!

Sot, në të Botës prapaskenë, qartë thuhet;

I vdekjes, akt i frikshëm, atje po thuret!

 

Me Ty Enver, o Yllshqipja e Flamurit;

Qemë shqiponja, mundëm re e, rrufe ne.

Sot, bash si sorrat, flamurgrisur e përdhe!

Me Ty, kreshnik, patëm palcën si të gurit!

 

Për turp, o Yll, Flamurit, i ndërruan ngjyrë;

E kuqja i vret, ia bënë rozë, këta të pafytyrë!

Se e kuqja, gjak lavdie, tradhtarët i tmerron;

Na duhesh Enver, me Ty, flamurkuqi valon!

 

Sot, pa Ty, për faqen tonë të zezë,

Vramë shqiptarinë, nximë vetëvenë!

Vlerat tradhtuam, derës i hoqëm rezë;

Mohojmë vetvenë, shajmë Mëmëdhenë!

 

Se ç’na pati gjetur, se çfarë pësuam;

Fort mirë e ditëm, se fill na poshtëruan.

Se të shamë siç na thanë, fort gabuam;

Para Teje e historisë, seç u turpëruam!

 

Se, në mend, veç Ti, prore na troket,

Veç Ti, terrin tret, netët na i ndriçon.

Sot, si asnjëherë, kryetrim, o Enver;

Lidh’ me Ty kombi, pa prâ, të kërkon!

 

Je yllor drite, o jetëvlerëti diellor;

Ty mendjekombi, prore të lartëson!

Shpërthim drite Ti, o mendjepërkorë;

Verbnajash  historie, epokat, ndriçon!

 

Pa Ty, o mendjebrilant shpatëzhveshur;

Se, ku do të ishim, e dimë fort mirë;

Egërsirat, si prore do të na shqyenin;

Pa një pikë frikë e, asnjë çikë mëshirë!   

 

     *   *   *

 

Si mitik Prometeu i lashtësisë,

Lirinë popullit, realisht ia solle.

Mbi supërshtete e katilsistemin,

Me fitimtarët, kombin rreshtove!

 

Ti, e kësaj bote, e drejta, e vërteta,

Rrugën kah lavdia, çave si shigjeta!

Frymë lirie, ishe Ti, o kryemajander,

Botës, popujt mbarë, të falen, Enver!

 

Si kurrë më parë, o Kolos burri,

I dhe kombit,  krenari, zë e nder!

Epoka Jote, yll e shqipe Flamuri;

Mbi njeriun, s’pat, s’vuri tjetër vlerë!

 

Veç Enverjanja Epokëmadhe,

Muret e ndasive na i rrafshoi.

Brenda hapësirash si në pranverë,

Çelen vlerat, prore urtësia gëloi! 

 

Me Ty ngahera, o Baca Enver,

Ballë hasmëçarturish u sprovuam;

Nuk u thyem e, me Ty si çdo herë;

Me, të diellit palcë, lirinë e çmuam!

 

Zor e kam, se druaj, mos të gandoj

Por, mos të ta them, nuk po guxoj:

Tek i huaji, me të cilin prore luftuam;

Mëvetësi e sovranitet, i dorëzuam!

 

Hiç horrat e pacipë, s’kanë gajle,

Si gjeli n’grumbull plehu, krekosen.

Se çfarë na kanë bërë në tri dekada,

As natës së varrit, jo, s’i tregohen!

 

Na u stërlodh edhe durimi,

Ëndrrat krejt, ç’na u përbaltën!

Para syve, u rrëzua malbesimi,

Vendit, horrat, ç’ia vunë flakën!

 

Sot, të frikshme fshatrat, jete zhvesh’,

Zhytur në terrnajë, mbetën shkretë.

E, ata që s’ikin dot, n’heshtje qajnë

Flasin si të hutuar, me lot, jetën lajnë!

 

Si ndër varre, sot plot të huaj,

Mbushur vendi, cep e më cep!

E, tonat fshatra, po na quajnë;

“Rrënoja ilire”, oh, ç’siklet!

 

Vrapon krimi e, n’vërsulje bën hata;

Veç për vete, i mbush thasët, pispará!

Ortak shtetin ka, kjo plehfarë e keqe;

E “drejtësisë”, hiç pa zor, i bën leqe!

 

Boll po druaj, Burro, mos të mërzita,

O Kryekomandant, me ç’të thashë;

Sot Shqipëri plakëmjera, e zezëdita;

Rrudhur, tretur, Ti lënë e pate, vashë!

 

Sot, i yni atdhe, s’është si e pate lënë;

As korr, as mbjell, dita-ditës merr uha!

Mjerë shqiptarët e atdheu, turpi zënë;

I tyri fat, në çfarë duar harbutërish ra!

 

Mbi tri dekada, banda çkejsh politikë;

E shqyen vendin, bënë çfarë deshën!

O sa turp! N’sy të botës, kriminelët;

Nënë Shqipërinë, cullak, e zhveshën!

 

Si thithëlopat, e thithën të mjerën!

E hëngri, e rop e, kuçedra s’u ngop!

Tash që shteroi, jetësori gji i saj,

Tenderon krimi, ta hedhë në gropë!

 

Po ata që tri dekada e shkretuan,

Duan, prapë pushtetin ta marrin.

S’iu besojnë, pozitarë “majtistëve”,

Duan, sa më shpejt, n’gropë ta kallin!

                         *   *   *

Tash zemëruar keq me ta, padronja,

Të vetëm, s’po iu ecën, të qajnë hall.

Ndaj, Shqipërinë, kanë kthyen në ferr, 

Tmerruar, se mikesha, flake, dro i kall!

 

Ah t’i shikosh, lepujt politikë, Enver,

Kur, në ndonjë rast, bëjnë “trimin”!

“Trimat”, sot hapur, lidh’ me krimin,

Dje, fshehtanat fuksa, me spiunimin!

 

Të vërtetët “pisemra”, ata vetes vënë;

Me pseudoemra, gjëmën, paskan bërë!

Oh sa thellë në gjolbatak, ata përbaltur;

Qelbësirat, me plot qejf, n’halѐ rrasur!

                 

Se e njohin si t’kuqen para, njëri-tjetrin,

Radhazi, piramidës, n’maja ç’iu ngjiten!

Thanë: “Ia hodhëm aleate strategjikes”!

Tash, me gisht në gojë, fare u shastisen!

 

Për të veten krimpasuri, Shqipërinë,

Me çdo kusht, e duan kurban, katilët.

Ndërruan vula edhe emra pariçkash,

Kopukëxhahilët, kriminelo-vampirët!

 

I shkoi pa gjumë, opozitës, verëzeza,

Ia dogj vapa planin, vjeshtën ta kalli!

Kërmat politike, s’gjëjnë vrimë, as

Vend nënbishti, t’lidhurish kapistalli!

                            *   *   *

Por ç’e do, o Enver, s’e patëm menduar;

Dhe e “majta”, djathtas krejt, ka punuar!

Tërë popullin, që i dha votën, pushtetin;

Pa pikë turpi, cipënxira, ç’e ka tradhtuar!

 

Janë ato mutacionet, që Ty të tradhtuan

Gjarpijtë, sa ike Ti, veten vet e zbuluan.

Gjuhëhelmëtit, pikësëpari, Nënën pickuan;

Për Ty që n’gji i mbajte, ç’nuk u kjtuan!

 

Ah, sikur s’dihet! Ç’po them dhe unë?!

A s’e tërheqin bashkë, të njëjtën qerre?!

Majtas-djathtas, në të dy krahët, kllounë;

Në një gjiriz, përlyhen, pisat moralqere!

 

Aty lahen, aty thahen e, aty lëpihen,

Njëjtas, shkërdhatat, dalin të shiten!

Flakë digjet, shkrumbohet, Shqipëria,

E, prostitutat politike, zënë të krihen!

 

Malhall i madh, Biro, poshtë na ka zënë;

S’na e mbajnë këllqet, atë zollumrëndë!

Gjithqysh, të na shuajnë, duan zuzarët;

Ti, Enver, katër milionë, i le shqiptarët!

 

Tash na bie në mend, kur na tregoje;

Zezënajat e sistemkapitalit, dalë boje.

Por ç’e do, s’të kemi, o Yll, në ballë;

Veç Ti, ia shkulje, dhëmbë e dhëmballë!

 

Litarin në fyt, veç na e shtëngojnë;

Të rinjtë po ikin, vendin e lëshojnë!

Varret e të parëve do të na mallkojnë;

Për turp, ikje faqezezën, përurojmë!

 

Si Ti, Enver, vetëm nënat na mësuan;

Sa na le, na vdiq “ora”, keq pësuam!

Na more Ti, nga fundziu i humnerës;

Na nxore, në dritëjetën e pranverës!  

 

Shekujt, në terrnajë na patën ngujuar;

Veç Ti, na i hape sytë për të shikuar!

Hanim bukëlypuren, krejt të pëçmuar;

Na dhe, bukë e nder, askujt nënshtruar!

 

Sot, as vjelim, as shijmë, sytë nga qielli;

Diku t’bëhet luftë, globalkrizë shpik katili

Çmenden çmimet, kërcen ai tek mielli;

“Shportën” na e hoqën, jetë, bën rezili!

 

Si macje me miun, me ne luajnë, “majtistët”;

Tek na shprushin plagët, ngjajnë me fashistët!

“E djathta” fërkon duart, nazizmi ia bën me sy;

“Më jepni forcë”, – thotë, – t’u vjedh ndër sy!

 

S’ka, për popull, më kush të mendojë;

Veç sojziu e faqeziu, tregun zotërojnë.

Pisave, zuzarëpushta, që na sundojnë;

S’ka se kush më, vendin t’ua tregojnë!

 

O sa broçkulla tjerrin, “lajme” fabrikojnë;

Veç revoltat, fakirmileti t’mos i mendojë!

Shprushin dosjet, njëri-tjetrin e trysnojnë;

Harron hallet fukaraja, pret, ç’të dëgjojë.

 

Kështu, mbi tri dekada, krimi, me ne luan;

Haraç, për tëra krimzezat, populli paguan!

Ende vijojnë horrat, shajnë “komunizmin”;

Për të rëndat krimgjëma, lajnë kapitalizmin.

 

Sot bota, o Enver, po zien, siç pate thënë;

Ti fjalën Tënde, “piketë epoke”, pate vënë.

Ato që i the, të gjitha kohërat, i vërtetuan;

Gjitha, të botës ligësi, dot nuk t’i rrëzuan!

 

Njerëzimi përçarë, në uri sot mbijeton;

Pasurinë globale, pakicëlubia, gllabëron!

Zien bota, zien, si kazani, ajo po vlon;

E, asaj vale, pisbota, s’ka si i shpëton!

 

Kriza, luftra plot, moralshthurura botë;

Klima, mjerimi, rrezikon jetën në Tokë!

Babëzia çmendi klimen, skamja po vret;

Kapital rendkalburi, vetëshpallet “mbret”!

 

Globalbota sot, në një sistem;

Të vjen e liga, nga s’të vjen!?

S’din njeriu, harruar vlerat ka;

Si egërsirë sot, njeriu, njeriun ha!

 

Sot privatja pronë, shpirtin zvogëlon;

Për një centim tokë, ikën jeta, avullon!

S’bëhet fjalë më, për aso jete solidare;

Siç e pate lënë Ti, shoqërinë shqiptare!

 

Vriten, vdesin, humbin sot shqiptarët;

Për këso krimesh, n’Evropë, ne të parët!

Po mbetet vendi, në pleq e në plaka;

Dot s’e shuajnë zjarrin, vendin djeg flaka!

 

                           *   *   *

 

Harruar s’kemi, se si të huajt, i shporre;

Në të tyren bazë, vendin s’e shndërrove.

Sot iu lutet politika, me rixha, me amane; 

Krejt i huaji, marrë na ka, pa “tam-tame”!

 

Larot e politikës, për kolltuk e pushtet;

Gjëmën Shqipërisë, ah ç’hall e, ç’qamet!

Se s’ka sot se kush t’ua bëjë “skanërin”;

“Kope” njerëzit, quajnë, njëjtë si hajvanin!

 

Platformë e sindromit “Ukrainë” përvëlon;

Nga pasuritë tona, veç i huaji, sot përfiton!

Krejt atyre, me letra e pa letra, ato dorëzuar;

E në skllevër, shqiptarët kthyer, poshtëruar!

 

Sot rinia jonë, s’e sheh këtu ardhmëninë

Mallkon moshën e vet, truan Shqipërinë!

Plot kisha, xhamia, priftërinj e hoxhallarë;

Qorr, e bënë sot, komblashtin tim shqiptar!

 

S’ka më frymë atdhetare, me të, sot tallen;

Me melodi të huaja, sot kombi hedh “vallen”!

Na pate lënë, Enver, nder, dinjitet e krenari;

Matej bota me ne të fliste, ishim  Zot në liri!

 

                            *   *   *

  

I epokave, Ti, Everesti njerëzor;

I mendimit, Ti, dritënori diellor!

I frymës e idesë, arkitekti prijëtar;

Në ballë të lavdisë, prore,Ti i parë!

Kontrolloni gjithashtu

Aziz Mustafa: Bab’, ma gjej “Hamletin”

Aziz Mustafa: Bab’, ma gjej “Hamletin”

Bab’, ma gjej “Hamletin” Këtë kërkesë kishte ime bijë, nxënëse e klasës së nëntë, sot …